E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Beogradi duhet të jetë konstruktiv me Kosovën

Vjenë, 21 prill, NOA - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar se pjesëmarrja e Serbisë në takimin mbi Ballkanin Perëndimor në Sarajevë do të ishte e dobishme për tërë rajonin.

Nuk pres që Serbia nesër ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Por, Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, prandaj është në interes të Beogradit që të jetë konstruktiv në marrëdhëniet me Kosovën, ka thënë Meta për gazetën austriake Presse.

Shefi i diplomacisë shqiptare gjithashtu ka shfaqur shpresën se qytetarët e Shqipërisë brenda këtij viti do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

NOA/RFE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›