E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nis shpërblimin e kandidatëve për deputetë, emëron Keltis Krujën prefekt të Tiranës



Ashtu sikurse ishte bërë e ditur kohë më parë, kandidatët për deputetë të PD-së që ishin në vende të pafavorshme në lista kanë nisur të shpërblehen nga kryeministri Berisha. I pari që e ka pasur këtë fat është Keltis Kruja, i cili dje është emëruar në detyrën e prefektit të ri të Tiranës. Kruja ka qenë kandidati i fundit në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Inspektimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ka qenë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Poni, që ka prezantuar në ambientet e Prefekturës prefektin e ri Keltis Kruja, ndërkohë që Ruzhdi Keçi dha dorëheqjen nga ky post për arsye shëndetësore. Në ceremoninë e prezantimit prefekti i ri u angazhua të çojë më përpara punën e nisur nga paraardhësi i tij dhe të zbatojë me rigorozitet ligjin.

20 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›