Berisha u heq makinat ministrave dhe deputetëve, por u jep para
Kryeministri: “Do të përcaktojmë një bonus për transportin” . Makina e një deputeti harxhon 19 mijë dollarë në vit
Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha ka shpallur dje, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e qeverisë, nismën e re për të ulur shpenzimet. Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të miratohet projektligji që synon heqjen e makinave të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të administratës shtetërore. Sipas Berishës, kjo nismë do të ulë me 2/3 shpenzimet që vijnë nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Kreu i qeverisë gjithashtu bëri të ditur se kjo nismë synon uljen e korrupsionit. Sipas tij, transporti i një zyrtari kushton 19 mijë dollarë dhe se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet ta paguajnë këtë taksë. Deputetët përfitojnë të drejtën e mbajtjes së një makine që i jepet nga administrata e Kuvendit, nga ligji për statusin e deputetit. Pritet që qeveria ta ndryshojë këtë ligj në mënyrë që t’ia heqë deputetit këtë të drejtë. Por Berisha gjithashtu shtoi se qeveria do të përcaktojë një bonus financiar përsa i përket transportit të deputetëve. Pra, gjithsesi, transporti i deputetëve, i ministrave apo i zyrtarëve të tjerë shtetërorë do të jetë i garantuar nga shteti.
Projekti
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Berisha tha se do të bazohen në modelin austriak për hartimin e projektligjit që synon heqjen e makinave dhe shoferëve zyrtarëve të lartë. “Dua të ndalem në një tjetër moment të rëndësishëm. Në shpallje të fushatës elektorale, kur unë paraqita para shqiptarëve ekipin e deputetëve të ardhshëm të Partisë Demokratike, në këtë takim ne morëm një zotim solemn: administratë shtetërore pa vetura. Duke vendosur standardin austriak, pasi Austria është një nga vendet me korrupsionin më të ulët në botë, ne kaluam nga qeveri e truprojave në qeveri civile”, - është shprehur Berisha. Ai tha se nisma synon të ulë shpenzimet shtetërore. “Unë mund t’u them shqiptarëve sot se nga një përllogaritje, çdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 19 mijë dollarë në vit dhe ka variacione që duhet të jenë objekt kontrolli në të gjitha institucionet. Por taksapaguesit tanë nuk mundet që të paguajnë për transportin e një zyrtari 19 mijë dollarë, që përfshin shoferin, karburantin, mirëmbajtjen e automjetit etj.”, - është shprehur Berisha, ndërsa ka bërë të ditur se këtë nismë e mbështesin edhe aleatët e koalicionit qeverisës.
Berisha u shpreh se praktika e mbajtjes së makinave është e trashëguar nga regjimi i kaluar komunist. “Ndaj, duke adaptuar ligjin austriak, ne i japim përfundimisht fund dhe mbyllim një kapitull të trashëguar nga nomenklatura, një vazhdimësi e nomenklaturës së vjetër deri në ditët e sotme dhe e ekzagjeruar në disa aspekte”, - është shprehur Berisha, ndërsa bëri të ditur se qeveria do t’u garantojë zyrtarëve një bonus financiar për transportin. “Kjo praktikë merr fund dhe ne me shpejtësi do të çojmë ligjin në Parlamentin e ri, i cili do të vendosë me ligj heqjen e veturave të zyrtarëve nga barra shtetërore, do të përcaktojë një bonus të qartë për transportin e deputetëve, një bonus të qartë për transportin edhe të një kategorie zyrtarësh. Ju garantoj se këto shpenzime do të shkurtohen me 2/3”, - është shprehur Berisha.
Nisma
Nisma për heqjen e makinave të deputetëve u ndërmor disa vite më parë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo kërkoi hartimin e një mënyre të re të trajtimit të deputetëve. Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Sekretariatit për Statusin e Deputetit dhe atij për Buxhetin e Parlamentit, Topalli kërkoi hartimin e një mënyre të re të trajtimit të deputetëve lidhur me transportin e tyre.
Ligjet që përcaktojnë statusin e deputetit parashikojnë që ai të pajiset me makinë nga Kuvendi dhe ky i fundit jep mesatarisht 19 mijë lekë në muaj për karburant dhe 15 mijë lekë në muaj për riparime e shërbime që mund t‘i bëhen çdo makine. Vlera në lekë për karburant varet dhe nga zona ku është zgjedhur deputeti.
Trajtimi aktual i deputetëve
139 590 lekë, paga
17 000 lekë, pagesë telefoni
2 000 lekë, për çdo mbledhje komisioni
5 584 lekë, dieta në ditë
Kryetarët e grupeve parlamentare
Paguhen 5-15 % mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit. Dy kryetarët e grupeve më të mëdha paguhen 20 000 lekë tarifë celulari në muaj
Pagesat e celularëve
20 000 lekë në muaj kryetarëve të dy grupeve më të mëdha parlamentare
2 000 lekë në muaj kryetarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit
17 000 lekë në muaj deputetëve të tjerë
Makina, 34 000 lekë në muaj
Deputetëve u lejohet mesatarisht deri në 19 000 lekë në muaj karburant
Për riparime dhe shërbime, 15 000 lekë në muaj
Berisha nënkupton shtyrjen e negociatave me LSI-në
Në fillim të mbledhjes së djeshme të qeverisë Berisha u bëri të ditur ministrave se kjo nuk do të ishte mbledhja e fundit e këtij kabineti qeveritar. Kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë dhe një mbledhje tjetër të këtij kabineti. Një deklaratë e tillë e Berishës ka nënkuptuar shtyrjen për disa ditë të negociatave me Lëvizjen Socialiste për Integrim për krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Drejtues të LSI-së prej disa ditësh kanë njoftuar se takimi i parë midis dy liderëve do të ishte data 20 gusht, pra dita e sotme. Pritet që takimi midis Berishës dhe Metës të zhvillohet në javën e fundit të këtij muaji.
20 Gusht 2009