“Të riftohen të larguarit dhe të rritet numri i anëtarësisë”
08/11/2011 Postkongresi, kreu socialist jep udhëzimet për grupin parlamentar të PS-së
Kreu socialist Edi Rama dha dje orientimet përkatëse për deputetët e PS-së lidhur me nisjen e diskutimeve mbi programin e kësaj partie. Një proces i tillë në vlerësimin e kryetarit Rama duhet të ketë si qëllim kryesor pikërisht përfshirjen në diskutime të sa më shumë qytetarëve, por sidomos në riafrimin e të gjithë atyre që janë të pakënaqur apo dhe janë larguar nga radhët e PS-së. Ndërkohë që duke i kërkuar secilit deputetet që të menaxhojë këtë proces pranë çdo organizate socialiste, u la si detyrë dhe rritja e numrit të anëtarësisë.
Takimi
Grupi parlamentar i PS-së zhvilloi dje mbledhjen e radhës, ku kryetari Rama, duke folur para deputetëve socialistë, listoi dhe detyrat për këta të fundit. “Libri i programit do t’u shpërndahet të gjitha organizatave socialiste, nga Bajram Curri deri në Konispol. Të gjithë bashkë, nga unë e nga çdo deputet, do të nisim kontaktet intensive me partinë për të diskutuar programin. Mbledhjet e organizatave për diskutimin e programit do të bëhen të hapura, ku udhëzohen dhe nxiten të gjithë drejtuesit e organizatave që të ftojnë në mbledhjet e tyre mbështetës të partisë dhe qytetarë të interesuar në çdo fshat dhe në çdo qendër votimi në qytet. Hapja e diskutimit për programin duhet të shkojë paralelisht me hapjen e partisë”, - u shpreh Rama. Sipas tij, duhet të nisë puna menjëherë edhe për objektivin e rritjes 30% të anëtarësisë socialiste në vitin 2012.
Qëndrimi
Në fjalën e tij Rama ftoi të marrin pjesë në diskutimet mbi programin të gjithë të larguarit nga PS-ja. “Programi ynë i ri duhet të bëhet pronë e sa më shumë shqiptarëve, duke i bërë ata pjesëmarrës në diskutimin për të dhe duke marrë prej tyre çdo vërejtje, sugjerim, ide që përkon me vizionin e socializmit tonë europian. Të gjithë të larguarit, për çfarëdo arsye, në çdo fshat e qendër votimi, duhet të ftohen të marrin pjesë në diskutimin e programit në organizata”, - tha Rama gjatë fjalës së tij.