Përfaqësuesit e Bosnjës dhe Serbisë braktisin takimin
08/11/2011 Kryeministri Berisha deklaron se Shqipëria ka mbulim 142% me telefoni të lëvizshme
Shkak prezenca e ministrit të Kosovës për Zhvillim të Ekonomisë Bashkim Beqaj
Përfaqësuesit e Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës kanë braktisur dje takimin për teknologjinë dhe inovacionin në çastin që ka marrë fjalën ministri i Zhvillimit Ekonomik për Kosovën Bashkim Beqaj. Arsyeja e largimit të tyre ka qenë pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim, i organizuar nga Ministria e teknologjisë dhe Inovacionit, në të cilën përshëndeti dhe kryeministri Sali Berisha. Në fakt, “spektakli” i pjesëmarrësve të Serbisë dhe Bosnjës ka qenë disi i panevojshëm, pasi sipas organizatorëve Bosnja dhe Serbia kanë qenë në dijeni të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë eveniment. Për ministrin Beqaj teknologjia informative dhe komunikuese është sektor thelbësor për zhvillim ekonomik dhe social; ai tha se për më tepër TIK-u është bërë infrastrukturë mundësuese për ekonominë në rritje të informacionit. “Informacioni kategorizohet si një nga faktorët fundamentalë të produktivitetit së bashku me kapitalin dhe resurset njerëzore. Informacioni kontribuon ndjeshëm në GDP në ekonomitë me industrializim të ri dhe sektorët modernë të vendeve në zhvillim”, - tha Beqaj, Ndërkaq kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon me katër operatorë celularë dhe ka premtuar se vitin tjetër do të futet dhe sistemi 4-G. “Shqipëria sot është vendi i vetëm në rajon me katër operatorë celularë. Ka dhënë dy licenca për shërbimin 3-G dhe po përgatit 2 të tjera. Ndërkohë parashikon që nga viti 2012 të avancojë në teknologjitë 4-G”, - tha Berisha
Telefonia
“Shqipëria sot e ka këtë tregues mbi 50 për qind. Natyrisht, nuk është në mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian, e cila është 63 për qind. Shqipëria renditet ndër vendet më të para për shkallën penetrimit të telefonisë celulare. Vendi që pak vjet më parë kishte një penetrim prej 38 për qind, sot ka një penetrim prej 142 për qind”, - tha kryeministri Berisha.