E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha niset drejt Brukselit për Samitin e PPE-së



Kryeministri Berisha u nis dje për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, i cili do të mbahet në kështjellën “Bouchout”, në Meise.
Në këtë samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompui, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian, Jerzi Buzek. Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE-së, Uilfrid Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian. Në përfundim të takimit, kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE-së, Martens, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Partia Popullore Europiane aktualisht ka 14 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian. Pjesëmarrës janë: presidenti belg, Ives Leterme, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kryeministria e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Luksemburgut, Zhan-Klaud Junker, kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, kryeministri i Lituanisë, Valdis Dombrovskis, kryeministri i Rumanisë, Emil Boc, kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius dhe kryeministri i Sllovakisë, Iveta Radièová.

17 Dhjetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›