E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha niset për në Bruksel në Samitin e PE-së

Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë shtetesh e qeverish  dhe  liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Evropian dhe Jerzy Buzek.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti i PPE Martens do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 14 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Evropian.

                                                                                             2010-12-16 11:41
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›