Berisha niset për vizitë në Danimarkë
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të mbajë një fjalim në seancën plenare të paradites të datës 17 dhjetor.
Punimet e këtij Samiti do të përshëndeten edhe nga kryetarë të vendeve mjaft të rëndësishme, si presidenti i Meksikës, Felipe Calderón Hinojosa, kryeministri i Australisë, Kevin M.Rudd, kryeministri Greqisë, George Papandreu. Gjatë qëndrimit tre ditor në Danimarkë, Kryeministri Berisha është i ftuar në një darkë që shtrohet për nder të pjesëmarrësve nga mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, darkë e cila do të mbahet në Christiansborg Castle, pas ceremonisë së prezantimit me Familjen Mbretërore.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha është i ftuar edhe në një drekë të shtruar nga kryeministri i Danimarkës në ambientet e Bella Center, së bashku me kryetarët e tjerë të qeverive dhe delegacioneve pjesëmarrëse në këtë konferencë.
Gjatë këtyre ditëve, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë të rajonit dhe evropianë, si dhe do t’i përgjigjet interesit të mediave më prestigjioze të Danimarkës lidhur me hapat e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimit ekonomik dhe perspektivën evropiane.