Hana: Mjekët kontrata në bazë të vlerësimeve
"Një vit pas përfshirjes së spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore kontrata e reja kanë përmirësime të dukshme që lidhen me cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve", tha Hana në një konferencë shtypi.
Sa i takon përqindja e shfrytëzimit të shtretërve, kryesisht në spitalet rajonale, Hana sqaroi se "e gjithë reforma ka një drejtim që të fuqizojë spitalet rajonale, që do të thotë që përveç që do t’u kërkojmë të dhëna, ne do të investojmë që shërbimi cilësor të rritet në spitalet rajonale, në mënyrë që aksesi i popullatës të jetë këtu dhe jo të kemi një fluks të madh tek Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë".
"Synimi ynë është që një pjesë e pagesës së spitaleve të bëhet në bazë të plotësimit të këtyre indikatorëve në mënyrë që mjekët të kuptojnë se efiçenca paguhet me buxhet shtesë", nënvizoi Hana. Ndërkohë, në fund të vitit, ISKSH do të aplikojë dhënien e bonusit në masën 5 % mbi buxhetin e planifikuar si një metodë efikase për të stimuluar mjekët dhe për të rritur cilësinë e shërbimit.