E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha njofton Do te vizitoj Beogradin

Kryeministri shqiptar paralajmeron zhvillimin e nje vizite zyrtare ne Serbi si dhe ardhjen e Tadic ne Tirane


TIRAN- Kryeministri Berisha ka njoftuar se do vizitoje Serbine ne kuader te permiresimit te marredhenieve midis Tiranes dhe Beogradit zyrtar. Lajmi eshte bere i ditur ne nje prononcim te kreut te ekzekutivit te dhene per televizionin Klan Kosova. Ai shprehu bindjen se Presidenti i Serbise Boris Tadic do te vizitoje seshpejti Tiranen sikunder ai do te vizitoje Beogradin.


Jam i bindur se kjo vizite do te ndodhe sikunder dhe une do te vizitoj Beogradin dhe Tirana do te perpiqet te kontribuoje edhe ne nje klime te re ne nje kapitull te ri ne tersi midis shqiptareve dhe serbeve ne Ballkan. Por po aq sa mund te kontribuoje dhe me nje dialog mes Prishtines dhe Tiranes deklaroi Berisha.


Ndersa analizonte situaten ne rajon kreu i qeverise shqiptare tha se Rezoluta ne organizaten e Organizaten e Kombeve te Bashkuara ishte nje fitore e shkelqyer e Kosoves. Sipas tij ne kete rezolute te votuar me unanimitet si asnje rezolute tjeter Serbia hoqi dore nga pretendimet e saj per negociata per statusin apo per integritetin territorial.


Nga ana tjeter kryeministri shqiptar tha se pritet vendimi per levizjen e lire te shqiptareve pa viza ne Evrope. Berisha nenvizoi se te gjitha ekipet qe kane ardhur ne Shqiperi kane shprehur vleresim pozitiv per plotesimin e kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave.


Marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise kohet e fundit nuk kane teper te mira per sa kohe qe kreret e shtetit shqiptar kane kritikuar shtetin serb per qendrimin e mbajtur ndaj Kosoves dhe Rezoluten e shfaqur ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›