E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i PD te rivotohet ligji i kthyer nga Topi

LIGJI I PRONAVE
Sipas demokrateve shqetesimet kushtetuese te ngritura nga ana e Presidentit ne lidhje me kete ligj nuk qendrojne. Socialistet Nese kalon ligji se shpejti ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese


TIRAN - Mazhoranca riktheu ne Parlament per votim pa i bere asnje ndryshim ligjit te pronave te cilin Presidenti i Republikes e kundershtoi fuqimisht duke e cilesuar si antikushtetues. Me kete vendim duket se konflikti mes kreut te shtetit dhe shumices qeverisese eshte thelluar edhe me tej.


Por demokratet nuk jane te te njejtit mendim me kreun e shtetit duke u shprehur se ligji eshte sipas frymes qe percakton Kushtetuta. Sipas tyre ligji i ri per kthimin dhe kompensimin e pronave i jep pronareve nje siguri ligjore per rishikimin e vendimeve te ish-agjencive rajonale dhe ish-komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.


Ashtu si ne korrik kur u diskutua per here te pare ne parlament edhe kesaj radhe deputetet e majte e kundershtuan ligjin duke deklaruar voten e tyre kunder. Socialistet paralajmeruar se nese Parlamenti do te kaloje perseri ne parlament pronat ligji do te shkoje ne Gjykaten Kushtetuese.


Debati


Demokratet nuk terhiqen nga kerkesa e tyre per ndryshime ne projektligjin per pronat te rrezuar pak dite me pare nga presidenti Topi. Mazhoranca la ne fuqi vendimin per ti dhene fuqi drejtorit te AKKP-se te rishikoje vendimet e vjetra.


Ne konkluzionet e paraqitura nga relatorja Mesila Doda thuhet se shqetesimet kushtetuese te ngritura nga ana e Presidentit te Republikes ne Motivimin e tij per kthimin per rishqyrtim edhe nje here ne Kuvend ne lidhje me kete ligj nuk qendrojne.


Asnje nga keto shqetesime nuk sugjeron ndonje ndryshim apo modifikim te mundshem ne ligjin e tekstit. Ne perfundim te relacionit deputetja demokrate Mesila Doda kerkoi edhe rikthimin ligjit ne parlament pa asnje ndryshim.


Per kete arsye sugjeroj qe bazuar ne nenin 85 pika 2 te Kushtetutes Komisioni i Ligjeve ti rekomandoje seances plenare miratimin e ligjit ne formen dhe permbajtjen e tij pa ndryshime - thuhet ne relacion. Por qendrimi i palekundur i demokrateve ka sjelle edhe reagimin e socialisteve te cilet kane kundershtuar vendimin duke dhene edhe voten kunder ketij drafti. Deputeti i Partise Socialiste Fatmir Xhafa e cilesoi ligjin si nje shans te humbur te mazhorances per te reflektuar.


Mendoj se ky duhet te jete nje shans i krijuar per mazhorancen per te reflektuar per kete vleresim te gjithe debatit publik qe ti jape iniciatives se saj frymen e kerkuar nga Kushtetuta dhe nga ligji. Ne te kundert projektligji do ti sherbeje tezes se njohur dhe ne permes provave e kemi argumentuar qe ne kete vend pronen ta marre ta jape dhe ta mbron kur i do qejfi Maliqit - theksoi Xhafa.


Socialistet u shprehen se drafti shkon ne mbeshtetje te ligjit per mbrojtjen e investimeve te huaja dhe te dyja bashke do te perdoren per te zbatuar projektet klienteliste te qeverise. Une e lidh me projektligjin tjeter qe e kaluat ne menyren tuaj dhe po kuptoj cili eshte insistimi i vertete se pse nje organ kerkon te heqe tituj pronesie.


Realisht ky ligj i kombinuar edhe me ate po hap siparin e nje abuzimi shume te madh - akuzoi deputeti Gjiknuri. Ndersa deputetja Vasilika Hysi paralajmeroi se nese miratohet ky ligj ceshtja e pronesise rrezikon te zvarritet sepse ligji i ka te gjitha gjasat qe te shkoje shume shpejt me miratimin e tij nga mazhoranca ne Gjykaten Kushtetuese.


Presidenti ktheu ligjin


Ligji Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones u kthye nga Presidenti me 13 gusht te muajit te kaluar. Ne njoftimin zyrtar te presidences kreu i shtetit e argumentoi kthimin e ligjit me frymen antikushtetuese. E shqyrtova me vemendje kete ligj dhe jam i ndergjegjshem per problematiken dimensionin dhe rendesine qe ka ky ligj.


Por me qellim qe zgjidhja e ofruar te jete sa me prane standardeve te te drejtave te njeriut dhe atyre kushtetuese vendosa ta kthej ligjin edhe njehere per rishqyrtim ne Kuvend per shkakun se gjykoj se ka vend te rishikohet si per sa i perket kushtetutshmerise se tij por edhe per ta bere ate efektiv dhe te zbatueshem - thuhej ne letren shoqeruese drejtuar Kuvendit nga Presidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›