E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj Ne qeveri duhen ndryshime rrenjesore

Berisha humbi rastin per te riformatuar kabinetin per zgjedhjet lokale. Shkarkimi i Priftit ka te beje me performancen e qeverise e cila ka caluar. Ne demokratet kemi pakenaqesi relative per njerin apo per tjetrin nga ministrat. Kjo do te thote qe opinioni publik ka pakenaqesi akoma me te medha

TIRAN - Ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj ne nje interviste te dhene per TCh deklaroi se ndryshimet ne kabinetin qeveritar te kryeministrit Berisha nga ana e aleatit te saj LSI jane rezultat i performances jo te mire ne kabinetin qeveritar qe sipas tij ka caluar.


Duke komentuar vleresimin e kreut te qeverise Berisha ai theksoi se kryeministri humbi nje rast per ti bere analize qeverise dhe qe kete stine vjeshte te bente ndryshimet e nevojshme para zgjedhjeve lokale. Nderkohe ish-ministri i Jashtem Mustafaj vleresoi figuren e Edmond Haxhinastos i cili do te vijoje ne rrugen e nisur prej Ilir Metes ne dikasterin e Ministrise se Jashtme.


Pak ore me pare Levizja Socialiste per Integrim lajmeroi ndryshimin e ministrave te saj ne kabinetin qeveritar. Bie ne sy largimi i zotit Meta qe shkon ne vend te zotit Dritan Prifti. Ky i fundit del jashte qeverise ndersa kryeministri Berisha e ka mbyllur menjehere qarkun duke deklaruar se nuk do te kete levizje te tjera nga ministrat e mazhorances.


Ju si i shihni keto levizje


Se pari do te thosha se ndryshimet qe ben LSI jane ne perputhje me te drejten e saj si nje parti e rendesishme ne koalicionin qeverises dhe mua nuk me duket se meritojne shume komente derisa vete LSI nepermjet Sekretarit te Pergjithshem zotit Luan Rama dha arsyet se pse behen keto ndryshime. Me kryesorja qe mua me duket shume logjike ka te beje me performancen qeverisese dhe duket se kjo performance ka caluar pikerisht te zoti Prifti.


Nga ana tjeter mua me duket jo shenje e mire komenti qe ben zoti Berisha per zotin Prifti sepse e para nuk perputhet vleresimi qe ai i jep zotit Priftit me vleresimin qe ka pasur LSI udheheqja e saj per deputetin dhe drejtuesin e saj qe eshte zoti Prifti.


Se dyti mua me thene te drejten nga pikepamja e leximit politik vendimi kaq larte i zotit Berisha per zotin Prifti tingellon edhe si nje lloj paralajmerimi qe ai i dergon dikujt ku i thote Kujdes mos ma prekni zotin Prifti Pra po te kemi parasysh nje seri akuzash denoncimesh te bera nga opozita dhe nga media per zotin Prifti e lidhur me korrupsionin dhe me forma te pasurimit te paligjshem atehere mendoj se duhet marre seriozisht edhe paralajmerimi i zotit Berisha nepermjet superlativave qe i drejton punes dhe kontributit te zotit Prifti ne qeveri. Mua me duket nje rast i humbur nga zoti Berisha qe te bente nje analize te pergjithshme te qeverise.


Ne demokratet kemi pakenaqesi relative per njerin apo per tjetrin nga ministrat. Kjo do te thote qe opinioni publik ka pakenaqesi akoma me te medha dhe ne kete vjeshte do te ishte shume me e dobishme nje analize e pergjithshme e njevjetorit te qeverisjes se tij per te bere nje riformatim me te thelle me serioz per ti sherbyer me mire fushates per zgjedhjet e ardhshme.


Po lidhur me zotin Haxhinasto a mund te kemi nje koment tuajin si Minister i Jashtem


Pritet qe te marre drejtimin e diplomacise shqiptare.
Une se pari do ti beja nje urim zotit Haxhinasto per detyren e re. shte nje vleresim i larte qe i ben partia e tij dhe shpresoj se kjo do te shoqerohet edhe me nje vleresim edhe nga opinioni publik me nje bilanc te punes se tij ne nje te ardhme. Haxhinasto ka qene si drejtor ne mandatin e pare kur minister i Jashtem ishte zoti Meta.


Ka qene drejtor i kabinetit te zotit Meta pra eshte nje shenje e mire se ai e njeh Ministrine e Jashtme e njeh funksionimin e diplomacise shqiptare dhe nuk mendoj se do te kemi ndryshime te medha ne stilin po te kemi parasysh modelin e zotit Haxhinasto dhe eksperienca e zotit Haxhinasto jane te lidhura me zotin Meta.


Zoti Mustafaj flasim per nje tjeter teme ndoshta kjo eshte sfumuar nga zhvillimet e fundit politike por gjithsesi mbetet e rendesishme. Kryeministri grek Jorgos Papandreu ne nje deklarate me pare tha pa doreza se integrimi i Shqiperise kushtezohet me mbrojtjen e te drejtave te minoritetit.


Nje kercenim ky ndonese i thene me fjale dhe nje ton jo te ashper. Ju si e shihni kete qendrim te Greqise


Zoti Papandreu e lidhi kete lloj kercenimi me ate ngjarje qe ne njohim qe ka ndodhur ne Himare gjate muajit gusht. Une ndiej keqardhje qe per here te pare qe kur ka marre detyren shume te larte te kryetarit te qeverise greke zoti Papandreu bie ne skemen e njohur tradicionale te qeverisjeve greke qe sa here ka perkeqesim te problemeve te brendshme kerkonin te transferonin problemet te fqinjet ne menyre qe te polarizohet ose te orientohet ndryshe presioni i opinionit publik lidhur me problematikat e brendshme qe ka qeveria greke ne kete kuptim.


Pra ndiej keqardhje sepse shoh nje ecje mbrapa te Papandreut per sa i perket frymes qe nderton marredheniet me fqinjet. Ne kete pike analiza e nje njeriu sigurisht analiza ndaj nacionalizmave ekstreme duhet te kete ne menyre te vazhdueshme jo vetem nga ne ketu por edhe nga zoti Papandreu sepse nacionalizmi ekstrem eshte i papajtueshem me frymen moderne te zhvillimit te marredhenieve nderkombetare qofte ne Ballkan qofte ne Evrope natyrisht.


Por une mendoj se nuk ka nje fryme nacionalizmi ekstrem ne Shqiperi pra kerkimi medoemos i nje fenomeni inekzistent ne Shqiperi nuk i ben mire marredhenieve midis dy vendeve.


Dhe ajo qe nuk eshte aspak e vertete integrimi i Shqiperise ne BE nuk varet nga Greqia. Pra ne nuk jemi qe ta perdore Greqia si mjet. Integrimi i Shqiperise eshte nje ceshtje standardesh te cilat vleresohen nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian. Ne kete kuptim pjese e ketyre standardeve eshte edhe trajtimi i minoriteteve.


Zoti Mustafaj fale edhe pervojes suaj ne krye te diplomacise shqiptare ku ju keni qene edhe ne brendesi te bisedave dhe te marredhenieve me Greqine. Ne kete rast mendoni se eshte nderhyrje ne punet e brendshme dhe a mendoni se Shqiperia nuk e mbron dhe respekton minoritetin


Pyetjen tuaj do ta ndaja ne dy pjese. A eshte nderhyrje ne punet e brendshme Tani ne trajtimin e minoriteteve jane pjese e dokumenteve universale dhe si te tilla nuk jane mirefilli ngjarje te brendshme.


Por ngjarja nga merr shkak zoti Papandreu eshte absolutisht ceshtje e brendshme sepse eshte ne duart e policise. Si mundet zoti Papandreu te jape nje vendim per te cilin vete drejtesia nuk ka dhene ende nje vendim Kjo eshte nje shkelje e standardeve demokratike nga Papandreu por nuk eshte nje nderhyrje ne punet e brendshme.


Pastaj se si eshte respektimi i minoriteteve ne Shqiperi per kete ka raporte dhe asnjehere nuk duhet nisur nga nje vleresim i brendshem. Ne besojme se punohet me seriozitet por ka edhe defekte. Sipas raporteve te institucioneve me prestigjioze qe monitorojne te drejtat e minoriteteve minoritet ne Shqiperi nuk jane te rrezikuara dhe procesi i realizimit te te drejtave te tyre eshte nje proces ne ecje gjithnje me para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›