Rama: Të dhënat tona flasin qartë për avantazh të konsoliduar
Sondazhet tona flasin qartë për një avantazh të konsoliduar për gjatë gjithë këtyre muajve për PS dhe bashkimin për ndryshim. Ndërkohë edhe të dhënat sot, flasin qartë se ky avantazh i konsoliduar gjendet në kutitë e votimit. Arsyeja pse unë jam këtu, është një: Procesi vazhdon dhe askush nuk mund të krijoj një situatë të pavaforshme për procesin, duke hedhur fishekzjarrë dhe festa të cilat na u premtuan se nuk do të ndodhnin përpara se të dilte rezultati nga kutia e votimit dhe duke mbajtur lidhur një opinion të tërë publik, që sot ka të drejtën të jetë i lirë në leximin e vendimit që ka marrë.
Ky është një moment kur populli shqiptar kërkon të lexoj qetësisht vendimin që ka marrë sot në kutitë e fshehta të votimit. Në këtë moment nuk ka vend për farsa të kësaj natyre dhe për më tepër për spekulime dhe hamendësime, që nuk kanë të bëjnë asgjëkundi me realitetin e sondazheve dhe as me realitetin e ditëve të sotme të votimit. Ne kemi patur dhe kemi bërë në vazhdimësi sondazhet tona, të cilat flasin krejt të kundërtën.
Sondazhet tona flasin qartë për një avantazh të konsoliduar për gjatë gjithë këtyre muajve për PS dhe bashkimin për ndryshim. Ndërkohë edhe të dhënat sot, flasin qartë se ky avantazh i konsoliduar gjendet në kutitë e votimit. Arsyeja pse unë jam këtu, është një: Procesi vazhdon dhe askush nuk mund të krijoj një situatë të pavaforshme për procesin, duke hedhur fishekzjarrë dhe festa të cilat na u premtuan se nuk do të ndodhnin përpara se të dilte rezultati nga kutia e votimit dhe duke mbajtur lidhur një opinion të tërë publik, që sot ka të drejtën të jetë i lirë në leximin e vendimit që ka marrë. Unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi, për të thënë jo vetëm ata që përmenda në deklaratën e mëparshme, por edhe media ka patur një rol të jashtëzakonshëm dhe lutem që media të luaj rolin e saj, duke ndjekur procesin. Lutem që media të fokusohet te karvanet e votimeve që vazhdojnë të shkojnë drejt qendrave të numërimit. Lutemi që media të bëj sa më transparente përpara popullit që është i mbërthyer para televizorit, atë që vetë ky popull ka vendosur sot dhe që është ndryshe nga çfarë tregojnë exit poll-et. Nuk mund të ketë exit poll-e nga çdo kompani, në një vend ku deri ditën e fundit opozita duhet të inkurajonte qytetarët që të mos i dorëzoheshin presionit, të mos i trembeshin kërcënimet, të mos i hapnin rrugë shantazheve dhe të votonin lirisht në kutinë e fshehtë aty ku populli vendos.