E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas, borxh Wengerit

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 17:25

Mesfushori i Barcelonës Cesc Fabregas insiston se i ka borxh gjithçka menaxherit të Arsenalit Arsene Wenger.

Ylli spanjoll muajin e kaluar kompletoi transferimin në klubin e tij të fëmijërisë Barcelona por thotë se Wenger ishte ai që bindi Arsenalin të lejon rikthimin e tij në Nou Camp.

“Është një pasqyrë e gabuar e Wengerit, nëse nuk do të ishte ai, tani nuk do të isha futbollist i Barcelonës. Pa të nuk do të kisha debutuar më 16 vjeq, luajtur në finale të Ligës së Kampionëve me 18 dhe bërë kapiten i ekipit me 20” tha Fabregas për El Pais.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›