Pedro mëson nga Sanchez
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka lavdëruar transferimin e Alexis Sanchezit dhe beson se prania e reprezentuesit kilian vetëm sa do të ndihmojë zhvillimin e tij si futbollist.
Konkurrenca është e fortë për repartin sulmues të Barcelonës, pas ardhjes së Sanchezit nga Udinese. Por, Pedro është i mendimit se ekipi vetëm mund të përfitojë nga konkurrenca e fortë.
“Ardhja e Sanchezit është gjë e mirë sepse do të mësoj prej tij. Të gjithë sulmuesit në ekip do të japin gjithçka nga vetja për të siguruar vend në formacionin bazë. Më e rëndësishmja është që jemi ekip i bashkuar dhe ai është futbollist i rëndësishëm për ne”, tha Pedro për El Mundo Deportivo.
“Është mirë për ne të kemi një futbollist të kalibrit të tij në ekip. Ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe jemi të lumtur që e kemi”, përfundoi Pedro.
22 vjeçari Sanchez shënoi një gol në debutimin e tij në La Liga, ku Barcelona shkatërroi Villarrealin 5-0.