Chelsea, kërcënim i madh

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 18:30
Menaxheri i Manchester Unitedit Sir Alex Ferguson ka pranuar se Chelsea paraqet “kërcënim të madh” për ekipin e tij në mbrojtje të titullit në Premierligë këtë sezon.
Përballja e parë mes tyre në sezonin e ri do të jetë më 18 shtator në Old Trafford.
“Ata kanë përvojë të shkëlqyeshme me futbollistë si Lampard, Drogba, Cech, Terry, Alex, Anelka, Torres, nuk ka djelmosha të rinj në ekipin e tyre. Por, ata nuk kanë 36-37 vjeçar si Giggs. Lampard dhe Drogba janë 33 vjeq, Anelka është 32 ngjashëm me Carrickun dhe Ferdinandin. Ata ende paraqesin kërcënim të madh” tha Ferguson për magazinën zyrtare të klubit.