Berisha nxjerr republikanët për të sulmuar Topin: Nuk ka bërë asgjë për ish-pronarët
Mazhoranca vijon sulmet ndaj presidentit Bamir Topi. Ndërsa herët e tjera, Berisha nxirrte deputetët e vet për të akuzuar presidentin, sot ka shfrytëzuar republikanët, parti e cila njihet edhe si përfaqësuese e pronarëve.
Arjan Madhi, përfaqësues i PR, tha se Topi kur ishte deputet ka abstenuar për çështjen e pronave, ndërsa si kryetar shteti ai heshti edhe pse e ka për detyrë të dalë me një qëndrim të qartë.
Ne sot do të vlerësojmë veprimtarinë e zotit Topi si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Përgjithësisht ka pasur qëndrime abstenuese, po më shumë se kaq, nëse do të ndante të njëjtin koncept me republikanët, me pronarët shqiptarë, dhe në tërë ato faktorë politikë të cilët kërkojnë një zgjidhje të çështjes së pronës, duhet të kishte iniciuar për miratimin e zgjidhjes së një ligji për zgjidhjen e plotë dhe të drejtë të çështjes së pronës. Si president, Topi mendoj që ka pasur një kornizë të detyrueshme që e ka detyruar të ketë një përqasje në përputhje me detyrimet e tij kushtetuese lidhur me qëndrimin ndaj drafteve apo ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë, tha Madhi.