E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy studio ende në konkurim, zgjedhin qytetarët

Projekti i studios DAR

TIRANE- Juria e përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës për të vlerësuar projektin më të mirë për  bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës, nuk ka mundur të shpallë një projekt fitues. Anëtarët e jurisë,  në përbërje të së cilës ishin personalitete të arkitekturës dhe urbanistikës i kanë dhënë të njëjtën mbështetje studiove Grimshaw dhe DAR.

Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, do të jenë qytetarët e Tiranës që do të përzgjedhin njërën prej tyre, për të nisur më pas menjëherë implementimin e projektit.

Të dy studiot vazhdojnë të jenë në konkurim. Projektet do të ekspozohen para qytetarëve të Tiranës, grupeve të interesit, para organeve vendimarrëse, nga Këshilli Bashkiak i Tiranës tek Këshilli i Rregullimit të Territorit. Të gjitha pyetjet apo çështjet që kërkojnë një detajim të mëtejshëm do u dërgohen këtyre dy studiove dhe në varësi të përgjigjeve, do të vendoset se cili nga projektet do të implementohet në Tiranë.- tha Basha.

Projekti i studios Grimshaw

Juria është e përbërë nga Daniel Libeskind, Kryearkitekti i Studios Daniel Libeskind Prof. Dr. Sarah Ëhiting, Dekane e Shkollës së Arkitekturës, në Universitetin Rice, SHBA, Giles Robin Dolphin, Ish-Kryeurbanist në Londër, MB Dr. Philipp Rode, Drejtor Ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet, Prof. Dr. Agron Lufi,  Pedagog në Fakultetin e  Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës, Apollon Baçe,  Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës Flamur Kuçi, Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur, Ulrike Bega, Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.

Në total ishin shtatë studio të cilat paraqiten projeksionet e tyre për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›