Berisha-opozitës: Nuk do të heqim TVSH për produktet bazë
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë reagoi për herë të parë ndaj propozimit të opozitës për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për produket bazë.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se kabineti i tij nuk do të pranojë kategorikisht uljen e TVSH pasi sipas tij një vendim i tij varfëron prodhuesit vendas.
"Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin i cili jeton me prodhimet e veta. Ai duhet t'i shesë ato për të patur një fitim",- theksoi kryeminsitri Berisha.
Berisha u shpreh i bindur se nuk do merret asnjë vendim fiskal që prek interesat e 50% të prodhuesve vendas.
“Revolucioni fiskal vijon, asnjë vendim që dëmton interesat e 50 % të shqiptarëve që janë prodhues nuk mund të pranohen nga kjo qeveri”,- nënvizoi Berisha.
TË BËHEMI PRODHUES-EKSPORTUES ENERGJIE
Kryeminsitri i vendit Sali Berisha sot në mbledhje qeverise deklaroi se interesi per hidrocentralet sa vjen dhe rritet, ndaj për këtë arsye njoftoi dhënien me koncension të 8 hidrocentraleve.
“Autoriteti kontraktues për dhënien me koncension të 8 hidroccentraleve. Interesi për hidrocentralet po vjen në rritje dhe ky është zhvillim me rëndësi, ne po diskutojmë për të gjetur mekanizma të tjerë lehtësues në rrafshin energjitik. Nuk ka model më të adhuruar sesa të shëndërrohemi në prodhues dhe importues të energjisë”,-theksoi Berisha.
Kryeminsitri shprehu gatishmërinë që kabinetit qeveritar angazhohet në lehtësirat për dhënien me koncension të HEC.
“Kjo në rrafshin ekonomik është sukses i jashtëzakonshëm. Ne kemi një kuadër të mirë ligjor, por edhe ekonomik dhe natyror. Të shohim lehtësirat që mund tu bëjmë”,- nënvizoi Berisha.
BERISHA: MBROJTJA E MJEDISIT, VENDORËVE E INSPEKTORËVE U PRITET RROGA
Kreu i qeverisë shpalli si pritoritet të vendorëve por edhe të qeverisë mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet. Berisha tha se shifra e vdekjeve nga ndotja është 40%, ndaj për këtë arsye vendorët duhet të kujdesen për mjedisin, pasi në të kundërt ato do sanksionohen së bashku me inspektorët.
“Do t’u presim rrogën personale qeveritarëve vendorë, inspektorëve po e po. C’kusur kanë panorët se kryetari nuk kujdeset për shëndetin e tyre, cështja është te jeta, parandalimi kundër sëmundjes më të rrezikshme”- u shpreh Berisha
BERISHA: DECENTRALIZIM TË FUQISHËM TË VENDOREVE
Kreu i qeverisë premtoi se renda dy muajve pushtetit vendorë do të pësojë një decetralizim të fuqishëm, duke fituar liri dhe vepriomtari të plotë e të pavaruru në territorin e tyre.
“Brenda 2 muajve do të marrim të gjitha vendimet për një decentralizim të fuqishëm. Cështja e decentralizimit është vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. bashkitë dhe komunat do të administrojnë territoret e tyre”,- deklaroi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha-opozitës: Nuk do të heqim TVSH për produktet bazë