Tiranë, policia bashkiake shemb shtëpinë e ndërtuar më 1931-in
Prishet nga policia bashkiake shtëpia e ndërtuar në vitin 1931 në Tiranë. Teksa fadromat kanë nisur të rrëzojnë muret e kësaj shtëpie ka pasur edhe reagime nga fqinjët e të zotiti të shtëpisë aktorit Lulzim Zeqja.
Ky i fundit në mikrofonin e “Ora News” shpjegon marrjen e lejes nga njësia bashkiake nr.8 në Tiranë për rikostruksionin e saj si dhe ardhjen e policisë bashkiake për prishjen e saj. Aktori pretendon se gjithçka për rikostruksionin e saj është në bazë të rregullave.
Ndërsa edhe fqinjët e tij kanë reaguar duke rrëfyer se kjo shtëpi ka marrë flakë disa muaj më parë dhe se nga kjo ngjarje ka gjetur vdekjen kryefamiljari Zeqja.
Prishja e kësaj banese ka nisur nga policia bashkiake në orët e para të mëngjesit të së martës dhe ka vijuar deri në orët e vona.