Fier, arrestohen 2 të kërkuar për vjedhje

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të kërkuar për vjedhje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 21-vjeçari Mariol Sakaj banues në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit dhe Ledjo Mahmutaj, 23 vjeç banues në qytetin e Patosit të cilët ishin dënuar nga gjykata e Fierit për vjedhje.
Ndërkohë materialet proceduriale në ngarkim të dy të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.