E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Marreveshja PD-PS hap i rendesishem per zhvillimin e Shqiperise

Marreveshja e bashkepunimit ndermjet mazhorances dhe opozites eshte mirepritur nga Shtete e Bashkuara te Amerikes. Ambasada Amerikane ne vendin tone ka bere te ditur se SHBA kerkon qe kjo marreveshje bashkepunimi te nxitet edhe me shume ne menyre qe ne parlament te kalohen te gjitha ligjet te cilat kane nevoje per 3/5 e votave. Ambasada e SHBA-se mirepret hapat fillestare te Kuvendit drejt trajtimit te reformave kritike te rekomanduara nga BE-ja dhe OSBE-ja vecanerisht ngritjen e nje komisioni ad-hoc per reformen zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve qe kerkonin nje shumice te cilesuar. Nxisim te gjithe udheheqesit politike qe te vazhdojne te punojne se bashku per te ruajtur kete hov pozitiv thekson deklarata e ambasades amerikane ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›