E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suksesi në Eurovision, Thaçi uron Rona Nishliun

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron këngëtaren kosovare Rona Nishliu, për përfaqësimin dinjitoz dhe të suksesshëm të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar në festivalin e këngës europiane Eurovision, bëhet e ditur nga zyra e kryeministrit kosovar.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh urimet më të mira për suksesin e këngëtares kosovare, Rona Nishliu, e cila i përfaqësoi në mënyrë dinjitoze vlerat e Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në festivalin e Këngës Europiane Eurovision,- thuhet në urim.

Më tej shtohet se, talenti i rrallë i interpretimit i Ronës dhe emocionet që ajo i përcolli në skenën e Bakusë i lanë të mahnitur teleshikues nga të gjitha vendet e Europës, të cilët përmes votave të tyre bënë që këngëtarja kosovare të radhitet lartë në këtë garë.

Sipas Thaçit, Rona Nishliu është shembulli më i mirë i suksesit të të rinjve të Kosovës, të cilët kanë vlera dhe potenciale të mëdha në të gjitha fushat, sidomos në art, kulturë dhe në sport./E.K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›