E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Ruçi-Patozi, Rama: Pikat e PS- së, e vetmja rrugë për në BE

Tiranë- Kryetari i Partisë Socilaiste, Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter mbi takimin Ruçi- Patozi.

Rama shkruan se 4 pikat e propozuara nga PS janë çelësi i marrjes së statusit kandidat në BE.

Propozimi i PS drejtuar PD per te ngritur tryezen e dialogut mes gjithe forcave parlamentare e vetmja rruge per te shpetuar statusin ne BE. Sa me shpejt tryeze mes kryetareve te partive per reformen zgjedhore e parlamentare,heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen Presidentit te ri. Te 4 keto ceshtje te lidhura ngushte me interesin kombetar ne kete udhekryq drejt vjeshtes,ku 28 nentori pa status te ri ne BE do qe=TURP!-shkruan ai.

Paraditen e sotme kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi u takua me homologun e tij socialis Gramoz Ruçi, ku kanë biseduar për presidentin e ri. Gjatë këtij takimi Ruçi i ka propozuar Patozit 4 pika për tu zbatuar në mënyrë që të merret status i vendit kandidat. Sipas tij PS kërkon të përfundojë reforma zgjedhore, reforma parlamentare, të hiqet imuniteti i zyrtarëve dhe presidenti të zgjidhet në një tryezë me të gjitha partitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›