E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama kalon nga disfata ne disfate

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, IDU, ku u tregoi atyre zhvillimet historike të Shqipërisë.
Në këtë bashkëbisedim me të rinjtë, Berisha foli edhe për 23 qershorin. Entuziast se rivali i tij edhe këtë herë do të humbasë.
“Ai është i famshëm për të kaluar nga disfata në disfatë. Nuk gjen ndonjë politikan tjetër të gjesh humbje si ai dhe kur nuk ka e shpik vet. Natyrisht këshilltari i tij nuk mund të bëhet”- u shpreh Berisha.

Në fillim hezitonte të regjistrohej megjithëse e tundonte. Tani e konsideron një magji. Pyetjes së të riut nga Tajvani mbi përdorimin e Facebook-ut dhe kohës që i kushton, kryeministri Berisha iu përgjigj.
“Është magjia e konektit, sepse të jep mundësi të ndash pikëpamjet me një numër të pafund, prandaj më 8 dhjetor 2012 e hapa. Shpenzoj mjaft kohë me të, 89% e miqve të mi në FB janë të rinj dhe ndihem shumë krenar. Natyrisht ka mendime të ndryshme dhe i lexoj pa hezim”- u përgjigj ai.
Kryeministri nuk hezitoi të tregojë se në atë moment në celularin e tij kishte 209 sms nga qytetarë të ndryshëm, 29 mesazhe në ËhatsApp.
“Ditën e parë të ardhjes në pushtet në 2008, në aktin e parë bëra publik nr. e celularit tim dhe u kërkova qytetarëve të conin sms për cdo problem. Kjo praktikë komunikimi natyrisht është kritike, por e kam konsideruar të dobishme mënyra më e thjeshtë për cdo qytetar që të shprehë shqetësimin e tij”-vijoi ai.

Një i ri nga Italia, anëtar i të djathtëve, sfidoi kryeministrin duke e pyetur nëse Shqipëria do të mirëpriste italianët, ashtu sikurse italianët pritën shqiptarët gjatë fillimeve të viteve ’90, nëse në vendin përtej Adriatikut, zgjedhjet do t’i fitonte e majta. Berisha e gjeti përgjigjen e tij, për të mos e prishur as me Berluskonin dhe as me Bersanin e Montin.

“Pas këtyre zgjedhjeve mund të ndodhë që italianët të vijnë si turistë dhe janë shumë të miëpritur, sepse Italia është vend kaq i zhvilluar dhe ca do rezultati të kenë zgjedhjet italianët kanë ndërtuar jetën e tyre”-theksoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›