E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha paralajmëron opozitë radikale. A do ketë protesta e bojkot?

berisha i gezuar 4Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se nuk ka ndërmend që të drejtojë seancën e parë të Kuvendit si deputeti më i vjetër.

Sipas tij, shkak për këtë vendim është bërë cilësia e parlamentit të dalë nga vota e vjedhur.

Berisha paralajmëroi një opozitë të fortë, ndërkohë që mediat thonë se skenarët mund të jenë radikalë.

Shqiptarja.com shkruan se plani i Berishës është bojkoti i Kuvendit që në seancën e parë, pasuar më pas me protesta nëpër rrugë.

Nuk dihet nëse ky është një variant që do aplikohet nga PD, por përpara zgjedhjeve kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat e huaja se nuk do bojkotojë Kuvendin dhe nuk do bëjë opozitë rrugëve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›