E Diel, 1 Nëntor 2026

Themeluesi i PD-së kërkon hetim të CV-së së Bashës: Duhet të dalë përpara ligjit

Albania's PM Berisha meets EU foreign policy chief Solana in BrusselsNjë nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish- deputet i saj, Arben Meçe, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se Berisha nxitoi për të bërë zgjedhjet në PD, pasi e dinte se nuk gëzonte mbështetjen reale në PD.

Ai nxitoi që ta bënte këtë ndërkohë që ka pushtetin qeverisës në dorë, thotë Meçe.

Unë nuk e quaj asnjëherë Lul Basha, por fytyra e re e Saliut, shton ai.

Sipas Meçes, duhet një hetim për CV-në e Bashës, ndërsa shton se ai duhet të ndëshkohet për shkeljet që ka bërë.

Unë do i kërkoja mazhorancës së re të bëjë një investigim të thellë të historikut të Lul Bashës, të CV-së së tij, sepse në historinë e Shqipërisë është futur një person i katapultuar. Për CV-në e tij ka shumë pikëpyetje dhe në mënyrë të posaçme mazhoranca e re duhet të kërkojë dhe të gjejë se çfarë përfaqëson ky në CV-në e tij, në të ashtuquajturin shkollim që ai ka bërë jashtë vendit. Ajo është një faqe shumë e errët, thotë Meçe.

I pyetur se çdo të ndodhë nëse ndërkombëtarët e quajnë arrestimin e liderit të opozitës si hakmarrje, Meçe thotë se ndërkombëtarët e kanë ndërtuar vetë shtetin ligjor në këtë mënyrë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›