Spahiu Konsullate ne vendin e Kongresit te Alfabetit
Drejtuesi i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu kerkon nga shteti shqiptar hapjen e nje konsullate ne Manastir. Kete kerkese ai e ka bere nga qyteti i Alfabetit. Gjate nje fjale te mbajtur para shqiptareve te Manastirit Spahiu kritikoi politikanet e Shqiperise dhe Kosoves per mosinteresimin e tyre per shqiptaret e kesaj ane. Ai perkujtoi qeverine e Tiranes se eshte e detyruar me Kushtetute qe te mbroje edhe shqiptaret jashte kufijve zyrtare te Shqiperise. Padyshim eshte e papranueshme qe asnje zyrtar i Tiranes apo Prishtines nuk vjen te mbroje te drejtat e shqiptareve ne Manastir. Une deklaroj para jush qe do ti kerkoj zyrtarisht shtetit shqiptar qe te emeroje nje konsull dhe konsullate ne qytetin e konsujve. Nje perfaqesi diplomatike ne Manastir me shume se kurre e meritojne shqiptaret theksoi Spahiu. Kerkesa per hapjen e nje konsullate shqiptare ne Manastir nuk eshte maksimaliste sipas Spahiut i cili ka qendruar te premten dhe te shtunen ne Maqedoni per te vizituar disa qytete me shumice shqiptare. Mediat vendase bejne te ditur se duke folur per rrezikun e asimilimit te kombit Spahiu para te pranishmeve qe e kishin pritur ka theksuar se ne Manastir kane mbetur jashtezakonisht pak shqiptare. Lideri i Aleances Kuq e Zi gjithashtu ka thene se femija mbetet jetim ne dy raste kur ate e leshojne prinderit dhe kur ata nderrojne jete duke perkujtuar se ne kete rast shqiptaret e Manastirit prinderit i kane gjalle mirepo i kane harruar. Ai me tej ka pyetur se si eshte e mundur qe nxenesit dhe studentet te vizitojne qytetet ballkanike dhe europiane ndersa ne axhenden e tyre te mos vendoset nje shetitje dhe ne qytetin e Manastirit qe per shqiptaret ka qene kryeqytet dhe djep kombetar. Kreu i aleances Kreshnik Spahiu duke folur per rrezikun e asimilimit te kombit ka theksuar se ne Manastir kane mbetur vetem 10 shqiptare. Spahiu ka vleresuar se Manastiri eshte braktisur nga politika nderkohe qe ka shprehur idene e hapjes se nje konsullate shqiptare ne Manastir. Delegacioni i Aleances Kuq e Zi gjate qendrimit ne Maqedoni ka vizituar shume qytete si Shkupin Strugen Gostivarin dhe Tetoven.