Qeveria e angazhuar per standarde me te mira te te drejtave te njeriut ne Shqiperi
Me lejoni tju falenderoj nga zemra per nderin e madh qe me bete duke me ftuar ne kete pritje per te folur ne kete dite shume te rendesishme per te gjitha qeniet njerezore. Si nje njeri qe e filloi karrieren ne politike si nje aktivist i te drejtave te njeriut jam mirenjohes ndaj jush ndaj te gjithe atyre qe kane ndihmuar kete vend qe qytetaret e tij te behen me te lire te zgjerojne lirite e tyre. Ceshtja e te drejtave te njeriut eshte ceshtja me themelore e kohes sone. Armiqte me te medhenj te te drejtave njerezore ne shume vende jane ne pushtet armiqte me te medhenj te drejtave te njeriut jane tiranet dhe diktatoret. Te drejtat e njeriut jane gjithashtu ceshtjet themelore te vendeve te lira. Perkrahe saj eshte tirania qe eshte inkorporuar eshte trasheguar ne patriarkat dhe patriarkati ne aspektin e tij shoqeror eshte abuzuesi me i madh i te drejtave njerezore ne kombet e lira dhe ne shoqerine e lire. Prandaj ky parim eshte me i madhi punoni per te luftuar dhe vazhdoni te luftoni gjithe jeten tuaj.
Por te te drejtat e njeriut ndikojne dhe faktore te tjere ne shohim qe ndikojne ne te drejten e informimit te qytetareve dhunimin e nje prej lirive dhe principeve baze te te drejtave te njeriut. Te drejtat e njeriut jane nje problem serioz ne zonat periferike. Kombi im si te gjitha kombet e tjera te lira ka ndaluar me ligj dhe me kushtetute torturen por akoma ka torture te llojeve te ndryshme ndaj atyre qe po vuajne ate cfare ligji u ka ndaluar. Te drejtat e njeriut me te ndjeshme jane te drejtat e femijeve dhe ju keni absolutisht te drejt qe ne vendin tim ende vuajne ne disa aspekte prandaj qeveria ime dhe shoqeria si e tere duhet te kuptoje qe eshte e nje rendesie jetesore te mbeshtese viktimat e shkeljeve te te drejtave te njeriut. Nuk eshte e perjetshme por eshte pothuajse e perjetshme lufta jone kunder patriarkatit si ne vendin tim ashtu edhe ne cdo vend tjeter.
Zoti ambasador duhet te jeni krenar qe perfaqesoni ketu nje organizate qe ka bere me shume se kushdo tjeter ne histori si nje organizate multilaterale per te drejtat e njeriut. Te drejtat e njeriut ishin te percaktuara ne Magna Carta ishin misheruar ne deklaraten e te drejtave te njeriut me vone ne OKB. Por cfare ndodhi ne aktin e Helsinkit ishte virusi i vertete per perden e hekurt dhe mendoj se ishte nje nga faktoret qe grisi perden e hekurt dhe rrezoi ne murin e Berlinit.
Prandaj jemi shume krenar per OSCE dhe rolin e saj dhe ju siguroj se si qeveri mbetem plotesisht i angazhuar per te punuar se bashku dhe per te sjelle ne Shqiperi standardet me te mira te te drejtave te njeriut.
Faleminderit shume.
Fjala e Kryeministrit Sali Berisha ne pritjen e organizuar nga prezenca e OSBE ne Shqiperi me rastin e dites se Te Drejtave te Njeriut