Ban Ki Moon: Të nxirret nga “rruga qorre”, Lindja e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, bëri thirrje sot për një përpjekje të re ndërkombëtare. Kjo përpjekje sipas tij, do të nxirrte nga “rruga qorre” Lindjen e Mesme.
Këto komente ai i bëri në fillimit të takimit të liderëve botëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë të cilit palestinezët pritet të kërkojnë njohjen e shtetit palestinez. Në këtë kuadër, gjatë ditës, presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të takojë kryeminsitrin izraelit, Banjamin Netanjahu, dhe liderin palestinez, Mahmud Abaz. Sikurse Izraeli, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, duan që palestinezët të heqin dorë nga iniciativa e tyre e cila pritet të shqyrtohet të premten në Asamblenë e Përgjithshme.
Ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur në Bregun Perëndimor për të mbështetur fushatën që shteti palestinez, të bëhet shteti i 194-të me radhë që anëtarësohet në OKB.