Obama: Paqja e vështirë, por mund të arrihet

Një mesazh për rinisjen e bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës ka dhënë gjatë fjalimit të tij, presidenti amerikan Barak Obama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në fjalimin frymzues për paqen, Obama bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve për të arritur një stabilitet.
"E di që shumë prej jush mund të jenë të zhgënjyer për ngecjen e progresit. I tillë jam dhe unë. Por kjo çështje nuk është qëllimi, që po kërkojmë, por çështja është si ta arrijmë atë. Jam i bindur se nuk ka një rrugë të shkurtër për t`i dhën fund konfliktit, i cila ka zgjatur për dekada. Paqja nuk do të vijë nëpëmjet qëndrimeve apo rezolutave në OKB. Pasi nëse do të ishte kaq e thjeshtë, ajo mund të arrihej që në këtë çast. Së fundi, i përket izraelitëve dhe Palestinës, të cilët duhet të jetojnë përkrah njëri-tjetrit”, u shpreh presidenti.
Ndër të tjera Obama ka theksuar se kërkohet një e ardhme ku palestinezët të jetojnë në një shtet sovran, pa asnjë kufizim për atë ç`ka ata arrijnë.
“Ne besojmë tek aspirata e popullit plestinez, në të cilën Amerika ka investuar kaq shumë në përpjekjen e ndërtimit të një shteti palestinez, dhe negociatat mund të arrijë një të tillë. Angazhimi i Amerikës për sigurinë e Izraelit është i palëkundur, dhe miqësia jonë me Izraelin është i thellë dhe i qëndrueshme. Pasi nëse do të jemi të sinqertë, Izraeli është i rrethuar nga fqinjë, të cilët kanë hapur shumë luftra kundër tij”, vlerësoi presidenti amerikan.
Obama gjithashtu i bëri thirrje Iranit dhe Koresë së Veriut për të përmbushur detyrimet e tyre, lidhur me qëndrimin për armët bërthamore. Nesë kjo nuk ndodhë, tha Obama, atëherë ata do të ndodhen nën presion dhe të izoluar.
Ai bëri thirrje edhe për veprime të përbashkëta dhe të koordinuara për të shpëtuar ekonominë globale, duke theksuar se Europa do të jetë aleatja e përhershme e SHBA-ve.