E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për Monarkinë: Faqe e rëndësishme e historisë

“Monarkia e Shqipërisë ishte një nga faqet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë”. Kështu deklaroi kryeminsitri Berisha në kuadër të 83-vjetorit të krijimit të monarkisë nga Ahmet Zogu. Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit theksoi se mbreti Zog ndihmoi në konsolidimin e pozitës politike, të shteti të ri të Shqipërisë në rajon e më gjërë.
 

Ndërsa për sa i përket historisë së shkruajtur e mbretërisë së Zogut, Berisha theksoi se historianët nuk kanë thënë të vërtetën dhe se ajo duhet të rishkruhet.

“Dhe njëherë unë ju bëj thirrje historianëve të këtij vendi, të hapin arkivat dhe t`u thonë shqiptarëve të vërteta historike të tyre ashtu siç janë. Kombi sot është i lirë, por është shumë e rëndësishme të dije përpjekjen e madhe të burrave të tyre për të ndërtuar shtet në luftë kundër anti-shtetit, sepse duhet të jemi realist, Zogu u përball me përpjekje të pandershme të personaliteteve të ndryshme të asaj kohe, të cilët në mënyrën më absurde rrëzonin deri para vendosjes së Kurorës çdo javë nga një qeveri”, u shpreh kryeministri.
 

Ndërsa princi i ri Leka, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se shqiptarët duhet të jenë krenarë për historinë që kanë. Kryeminsitri Sali Berisha mori pjesë në hapjen e ekspozitë së koleksionit 100-vjeçar mbretëror, të diplomatit Adamidi Frashëri. Ky koleksion i është dhuruar familjes mbretërore nga familja Frashëri. Koleksioni përmban ikona, kostume popullore, armë shqiptare të shekullit të 18-të, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›