Rrefimi i regjisorit Coppola ne Durres

Festivali Nderkombetar i Filmit ne Durres ka kulmuar me ardhjen e regjisorit te famshem amerikan Francis Ford Coppola. Ai ka mberritur në tapetin e kuq para Pallatit te Kultures i shoqeruar nga bashkeshortja, ndersa me pas ne sallen e teatrit "Aleksander Moisiu" ka folur per jeten dhe krijimtarinë e tij kinematografike. Per afro nje ore e gjysmë Kopola u eshte pergjigjur pyetjeve te shumta per artin e kinemase, por edhe per jeten. Në prezantimin e vet ai tregoi një mbresë të dekadave më pare në lidhje me Shqipërinë.
“Kam qenë duke xhiruar në Dubrovnik dhe kalova në ish-Jugosllavi. Ndërsa fluturoja hodha sytë mbi vendin tuaj dhe e pashë… Por sigurisht që atëherë ishte e vështirë të vija.Sot jam i lumtur që jam këtu”, tha regjisori Francis Ford Coppola.
Kopola foli për filmat, sukseset botërore dhe për rikthimin tek kinemaja personale ku sot ai është vetë producent i filmave të tij, duke nisur nga"Apokaplis Now" dhe deri tek “Kumbari”, filma që e bene ate një nga regjisorët më të famshëm. Coppola gjithashtu shprehu interesin për tu njohur me dramaturgjinë shqiptare.
Aleks Kalemasi