E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Konflikti në Veri, me strukturat ilegale

“Konflikti në Veri është një konflikt me strukturat ilegale dhe jo me qytetarët e Veriut”. Kështu ka deklaraur gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me gjendjen e Veriun e vendit.
 

“Beogradi qëndron pas strukturave ilegale dhe kriminale, me financimin e rregullt të tyre. Kam kërkuar personalisht nga Cooper, që Beogradi të sillet në mënyrë evropiane edhe në raport me Kosovën dhe në asnjë rrethanë të mos lejohen gjëra të tilla”, ka thënë kryeministri Thaçi.
 

Sipas tij, qeveria e Kosovës është në konflikt me strukturat ilegale dhe kriminale, që kanë funksionuar në këtë zonë që prej 12 vitesh. Thaçi ka çmuar punën që po bëhet mes institucioneve të Kosovës, mekanizmave përkatës investigues dhe atyre ndërkombëtar, si dhe aksionet për kapjen e strukturave ilegale dhe kriminale.
 

“Këto aksione nuk do të ndalen deri në shpartallimin e plotë të gjithë njerëzve, që kanë shkelur rendin dhe ligjin. Para drejtësisë do të dalin të gjithë bartësit e këtyre strukturave kriminale dhe ilegale”, ka përfunduar Thaçi. Kjo deklarate vjen një ditë pas takimit të shefit të delegacinit të Serbisë në bisedimet me Kosovën në Veri të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›