Claudia Cardinale: Unë, muza e Fellinit
01/09/2011
Aktorja e njohur takon Presidentin Topi dhe flet për njohjen me Shqipërinë dhe përvojën e saj si aktore
Shqipërinë e njeh si të gjithë italianët e tjerë dhe të qenit në këtë vend fqinj për të është diçka shumë e këndshme. Aktorja e njohur Claudia Cardinale ndodhet prej mbrëmjes së të martës në Durrës, në Festivalin Veror Ndërkombëtar të Filmit që po mbahet atje. Mbrëmjen e së martës u prezantua për publikun filmi me protagoniste Cardinale-n, “Të jesh italian me zonjën Enrika”.
Aktorja u nderuar dhe me Pjatën e Argjendtë nga Bashkia e qytetit të Durrësit. “Unë sigurisht që dija për Shqipërinë, pasi mjaft shqiptarë jetojnë në Itali dhe këtë informacion si çdo italian e kam dhe unë. Është hera e parë që vij dhe jam e mrekulluar nga pritja që më bëtë. Do t’i shijoj të gjitha ditët që do të jem këtu”, u shpreh Cardinale para medies, ndërsa ka treguar disa nga takimet e saj me regjisorët e mëdhenj me të cilët ka punuar, si edhe tregoi për filmin e saj që u prezantua në natën e tretë të edicionit të katërt të Festivalit të Filmit në Durrës. Për sa i përket Felinit tregoi se “unë isha muza e tij, frymëzimi i tij, unë flisja me të dhe pastaj Marcelo Mastroiani bënte çfarë i thoshte Fellini. Unë jam e privilegjuar, pasi në vitet ‘70 unë kam punuar me regjisorët më të mëdhenj të kinemasë”, vlerësoi artistja.
Për sa i përket filmit “C’era una volta il West” të Sergio Leono ajo tregoi se “Sergio Leone punonte ndryshe nga gjithë të tjerët. Mënyra sesi ai punonte me kamerën ishte që i shkonte sa më afër portretit tim dhe deri sa mbërrinte tek sytë e mi, ku kërkonte shpirtin”. Ky film është i pari western ku mes burrave interpreton një personazh femër, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Por kështu ndodhi edhe në filmin “I professionisti”. “Mua më pëlqeu skenari dhe e bëra atë film me skena të vështira dhe madje nuk ka pasur figurantë as në momentin kur mua më tërhiqte kali…”. Për filmin e ri ajo u shpreh se “Përveç filmit që u shfaq në teatrin “Aleksandër Moisiu”, “Të jesh italian me zonjën Enrika”, të regjisorit turk Ali Ilhan, ka edhe tre projekte të tjera me regjisorë të rinj. “Gjëja e rëndësishme për mua është skenari, nëse nuk e pëlqej e mbyll dhe nuk merrem me të. Nëse më pëlqen atëherë takoj regjisorin dhe kjo është shumë e rëndësishme se në këtë takim të drejtpërdrejtë me regjisorin unë mund të kuptoj nëse ia vlen të punoj me të apo nuk ia vlen”.
Gjatë ditës së djeshme Cardinale pati takim edhe me Presidentin Bamir Topi dhe bëri një vizitë në Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.
Adonis fiton çmimin “Goethe”
Poeti sirian Adonis është bërë shkrimtari i parë arab që fiton çmimin prestigjioz gjerman “Goethe”.
Poeti 81-vjeçar, favorit shumëvjeçar për të fituar çmimin “Nobel” për letërsi, u prezantua me shpërblimin në qytetin e Frankfurtit në ditëlindjen e shkrimtarit më të njohur gjerman Goethe, më 28 gusht. Juria e quajti atë “poeti më i rëndësishëm arab i kohës sonë’, dhe e ka lavdëruar “talentin e tij të shquar letrar, kozmopolitanizmin dhe kontributin e tij në letërsinë botërore”.
Çmimi “Goethe”, në vlerë prej 50 mijë eurosh, i jepet çdo tri vjet, në ditëlindjen e Goethe-s, një individi, vepra e të cilit reflekton shpirtin e mjeshtrit gjerman dhe në të kaluarën është fituar nga Sigmund Freud dhe Herman Hesse, ndërsa më i fundit që e ka marrë këtë çmim është shkrimtari izraelit Amos Oz.
“Mu sikur Goethe që e ka popullarizuar poezinë arabe me librin e tij ‘Divani perëndimor-lindor’, Adonis ka mbartur arritjet e modernitetit evropian në rrethet kulturore arabe me rezultat të madh”, tha juria.
I lindur në Siri si Ali Ahmad Said Esber, Adonis e ka adoptuar emrin e tij të penës, sipas perëndisë greke të pjellorisë, në vitet e fundit të fëmijërisë. Ai lindi në vitin 1930 në Kasabin, një fshat në veri-perëndim të Sirisë. Për të ndjekur shkollën e mesme atij iu akordua një bursë personalisht prej Presidentit të atëhershëm të Sirisë. Adonis i kishte bërë përshtypje Presidentit gjatë një vizite në Veri të Sirisë, teksa e dëgjoi atë duke recituar poezi. I burgosur për aktivitetet e tij politike, ai u largua për në Bejrut në vitin 1956, ku u martua me Khalida Said, e cila më vonë u bë kritikja më e rëndësishme letrare në botën arabe. Në atdheun e ri ai punoi si mësues dhe gazetar dhe hyri në kontakt me një grup aktiv artistësh, shkrimtarësh dhe emigrantësh politikë. Këtu ai u njoh me letërsinë ndërkombëtare. Suksesin e vet letrar ai e arriti me vëllimin e tretë të tij të poezive “Këngët e Mihyars des Damaszeners” në fillim të viteve ‘60-të.
Ai është autor i më shumë se 20 librave në arabisht dhe është i njohur për shkrimet e tij eksperimentale, duke ikur nga strukturat formale të poezisë tradicionale arabe.
Adonis ka mbetur gjithmonë një kritik në aspektin e politikës, me një vizion thuajse profetik. Në një intervistë për “Deutsche Welle” në vitin 2001 ai përshkruante vlerësimin e tij për zhvillimin e raporteve në botën arabe. “Nëse nuk ndryshojnë raportet në botën arabe, nëse pushtetmbajtësit tanë nuk mendojnë për popullin, nëse ata merren vetëm me ruajtjen e pushtetit të tyre, nëse ata besojnë që populli është vetëm një mjet për pushtetin dhe që pushteti nuk është mjet për popullin, atëherë ata do të përballen me katastrofa, që nuk i ka përjetuar askush”.
Adonis është një laik i shpallur dhe i bindur që vetëm sekularizimi i shoqërisë mund ta zhvillojë më tej kulturën dhe politikën arabe. Në vitin 2002 në gazetën “Die Zeit” ai theksonte: “Gjithmonë kur nuk dikton feja, kultura arabe është e madhërishme. Gjithçka që është e çliruar prej fesë në kulturën arabe është e jashtëzakonshme”.
Poezinë e tij në librat, artikujt dhe referatet e tij, ai e kupton si një projekt kulturor civilizues, që është në gjendje ta rishkruajë dhe ta përkufizojë historinë arabe.
Aktualisht Adonis jeton mes Parisit dhe Bejrutit. Lindja dhe Perëndimi, beson Adonis, takohen së bashku përmes artit dhe poezisë. Kjo është tërësisht në frymën e Goethe-s, i cili në kohën e tij e kish kuptuar se: “Ai që njeh vetveten dhe tjetrin, do ta kuptojë edhe këtu: Orienti dhe Oksidenti janë të pandashëm”.
Por Adonis mendon: “Lindje ose Perëndim, këto janë dy koncepte, që dallojnë midis tyre më shumë në aspektin ideologjik se sa në atë gjeografik”.
Adonis deri më tani ka fituar disa çmime letrare, prej të cilëve mund të përmenden çmimi “Bjornson” në vitin 2007, çmimi i parë ndërkombëtar “Nazim Hikmet” për poezi dhe çmimin për poetin më të mirë siriano-libanez, ndërsa që disa vite është një prej kandidatëve kryesor për të fituar çmimin “Nobel” për letërsi.