E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për Vizat: Procesi me ritme të shpejta

Komiteti ndërministror i integrimit, mori në shqyrtim Raportin e dytë të progresit, dokumenti ku bazohet vlerësimi i Brukselit zyrtar për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Kryeministri foli me tone inkurajuese kur tha se procesi po ecën me ritme të shpejta. Duke përmendur detyrimet e Shqipërisë në këtë fuksion, Berisha u ndal tek pasaportat biometrike. Shifrat tregojnë se nga 190 mijë pasaporta të printuara, 150 mijë janë në duart e qytetarëve. Aplikimet për pasaportë kanë mbërritur në 201 mijë. Qeveria shqiptare do të informojë së shpejti në Tiranë përfaqesues të KE-së mbi situatën në vend si dhe pëmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi.
Kryemisinitri u shpreh i bindur se Komisioni Evropian ka vullnetin të plotë të përshpejtojë këtë proces për Shqipërinë. Në këtë vendimarrje,- tha Berisha ka ndikuar numri gjithnjë e më i madh i shtetasve të pajisur me pasaporta biometrike por dhe standartet e arritura në zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›