Borchardt: Opozita në Kuvend, të respektojë BE-në
Faktorët ndërkombëtarë vazhdojnë të artikulojnë qendrimin e tyre në lidhje me bojkotin parlamentar të opozitës shqiptare. Pas deklaratave të një dite më parë të shefit të OSBE-së në Tiranë dhe Ambasadorit të KE kërkesën drejtuar Partisë Socialiste për të qenë në Kuvend dhe për të respektuar raportin e OSBE-ODHIR lidhur me zgjedhjet, e ka ripërsëritur dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri Robert Borchardt. Për të, prania e opozitës në sallën e Kuvendit është e domosdoshme për një sërë reformash të cilat janë kusht për integrimin e vendit tonë në strukturat europiane.
Borchardt “Opozita duhet të jetë e pranishme në Kuvend sepse vendi i saj është aty. Bashkimi Evropian ka dhënë një deklaratë mjaft të qartë lidhur me zgjedhjet dhe rekomandimi im është që të shohim drejt së ardhmes, në të njejtën kohë ato rekomandime që janë bërë në raportin e OSBE-ODHIR të merren dhe të zbatohen. Sigurisht për një gjë të tillë janë të nevojshme vendimet që merren në parlament dhe për shumë nga këto vendime, nevojitet një shumicë e cilësuar në parlamentin shqiptar. Këtu mund të përmend disa pjesë të reformës në drejtësi, mungesa e opozitës do ta vështirësonte shumë këtë proces të rëndësishëm për shkakun e vetëm sepse nevojitet shumica e cilësuar.”
Më i qartë në thirrjen drejtuar opozitës ishte kreu i OSBE, Bosh, i cili tha se pretendimeve të opozitës për rinumërimin e votave u është dhënë përgjigje nga institucionet e certifikimit të zgjedhjeve.