Berisha për akademikun: Rexhep Qosja? Fosile e botës së vjetër
TIRANË- Kryeministri Berisha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një takim me vajza dhe gra të angazhuar në biznes.
Nga Durrësi, Berisha sulmoi kreun e opozitës si jo profesionist, ndërsa për të parën herë nuk i ka shpëtuar shënjestrës së kryeministrit as akademiku Rexhep Qosja, të cilin kryeministri Berisha e cilësoi “Fosile të botës së vjetër”.
“Atë “Darkën e Gabuar”, që e komentova njëherë në parlament. Çfarë ndodhi? Në prani të këtij grupi, pak a shumë liberal njerëz të letrave. Hapet çështja Sali Berisha dhe Enver Hoxha dhe ky bashkë me avokatin (Spartak Ngjelen) mahnitën të pranishmit duke thënë se Enver Hoxha bëri shtet. Këtë doktrinë, ose këtë pikëpamje e përhap edhe Rexhep Qosja, që është një fosile e botës së vjetër përsa i përket anës parimore. Nuk i mohoj Qoses unë “Danjollën e Sherkës”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, është një kryevepër, është vetë personazh. Ndërsa në mendimet e tjera ai i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se, Enveri bëri shtet. Kur e pyetën ata që ishin të pranishëm në darkë se të futi në burg, Ngjela përgjigjet se:- më futi, por më futi me ligj. Këta janë grupuar bijë të etërve të bllokut, janë strukturuar në një betejë të orëshme kundër realitetit të sotëm shqiptarë. Shkoi dje në Vlorë. Çfarë ju thoshte:- u bëtë si në kohën e Selam Musait , Berisha ju ka izoluar juve. Nëse ka një rreth që është investuar më shumë, Vlora është në krye dhe e meriton. Pse? Për pasuritë përrallore turistike që ka. Ky njëri ju thotë se jeni bërë si në kohën e Selam Musait. Vijmë tek ballistët. Mos mendo ti se ka ndonjë koncept tjetër përveçse atij, sepse ka marrë në koalicion katër parti komuniste, të cilët njëri i thotë të vëmë bustin e Enver Hoxhës në kryeqytet, e tjetri nuk di ç’ thotë. Për të diktatura ishte shtet, regjimi i të atit ishte shtete, sepse në emër të atij shteti, i ati firmoste ekzekutimin e poetit Avzi Nela. Përmenda Avzi Nelën, por ka edhe po kaq fatkeq sa Avzi Nela dhe jo në vitet ’70, por në vitet ‘88-‘89. Shikoni mediat. Çfarë janë me origjinë nga blloku, shpërndajnë urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje që ndodh në Shqipëri. Të marrim pak vetëm këto vite. Ky vend u anëtarësuar në NATO, shqiptarët realizuan lëvizjen e lirë. Asnjë nga këto nuk të jepej për mëshirë, asnjë nga këto nuk të jepeshin për të të bërë nder. Të gjitha këto janë realizuar mbi bazë të reformave serioze të tyre. Në Shqipëri u katërfishuan investimet. Kjo nuk ka ndodhur, thotë ai. Në Shqipëri janë ndërtuar mbi 10 mijë kilometra rrugë. Nuk ka ndodhur thotë dhe më pas njëherë deklaron se janë ndërtuar 160 pastaj 180 kilometra, nuk e ka për gjë fare ta mohojë. Në Shqipëri jetëgjatësia në lindje është më e madhe sesa në 9 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Në mënyrën më denigruese del shpall se ky është një mashtrim, por çdo njëri mund të kontrollojë në Google dhe në Google janë të gjitha dhe këto tregues nuk janë vetëm të Shqipërisë, por llogariten nga disa institucione. Këto nuk janë thotë ai. Sot çdo institucion ndërkombëtar pa përjashtim pohon se në Shqipëri është ulur papunësia, jo thotë ai ka një milion të papunë, por e ka kokën pa asnjë koncept, se Shqipëria forcën punëtore e ka 1 milion e 80 mijë vetë. Kaq është forca e punës e tëra. Atëherë si paska një milion të papunë. Nga i nxjerr këto. Vetëm një mëndje e sëmurë si ai dhe dikur Ramiz Ali, që thoshte në Shqipëri janë një milion të papunë, një milion hajdutë dhe një milion spiunë. Nuk duhet të habitemi fare. Ajo që është e vërtetë sot është se psikologji dominuese në Partinë Socialiste është psikologjia e Bllokut dhe kjo faktohet në çdo qëndrim. Ndaj dhe këto zgjedhje kanë një rëndësi kapitale edhe për të ecur drejt integrimit. E gjithë bota i thotë, që ti bllokove integrimin, jo thotë nuk e bllokova unë. Të gjithë i thonë ti bllokove tre ligjet, jo thotë. Tani e kanë kapur ethet e tmerrshme të disfatës. E di që është i pa shpresë, sot kishte deklaruar në mediat e tij se do të tërheqë komisionerët e vet. Tërhiqi kur të duash i them, je i pa shpresë. Ne do të bëjmë zgjedhjet dhe ti bëj ç’të duash”, ka thënë Berisha.
(m.a/BalkanWeb)