PD, Bogdani: 24 prilli dita e shkuljes së veshit? Rama akt cinik
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani i quajti cinike deklaratat e bëra nga Vlora të kryesocialistit Rama, i cili pranoi se kishte kapur prej veshi diplomatin Engin Ceka. Bogdani tha se nisma e tij në Twitter për të shpallur datën 24 prill si ditën e shkuljes së veshit, bëhet sic tha ai nga njerëz të sëmurë psiqikë që mjekohen në spitale psiqiatrike
“Edi Rama dje në Vlorë përgënjeshtroi Edi Ramën e Tiranës të një dite më parë lidhur me aktin e tij të ulët dhe çnjerëzor të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar: shkuljen e veshit dhe flokëve, goditjen e Diplomatit të ri shqiptar në sallën e Akademisë Politike në Vjenë duke diskretituar veten para opinionit publik shqiptar dhe diplomacisë botërore që ndodhet në kryeqytetin Austriak, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë në botë. Si një i sëmurë psiqik apo i droguar me overdozë që humbet kontrollin e vetes së tij. Dje në Vlorë në vend të faljes publike që i kërkoi familja Ceka të bënte zoti Rama ai ofroi të kundërtën. Z. Rama nga Vlora në një akt cinik që mund ta bëjnë vetëm njerëz të verbuar nga urrejtja njerëzore apo të sëmurë psiqikë që mjekohen në spitale psiqiatrike shpalli në Tëitter datën 24 prill si ditën e shkuljes së veshit, dhe në të njëjtën kohë duke pritur me një cinizëm mavi, se sa do ishin njerëzit që do pëlqenin propozimin e tij dhe të miqve të tij, që u munduan ta mbulojne paturpësisht sulmin fizik që kreu i opozitës shqiptare bëri publikisht në zemër të Europës”, tha deputeti i PD.
Sipas Bogdanit, “Me këtë postim ofendues dhe poshtërues për Egin Cekën dhe gjithë shqiptarët, ku shkuljet e veshit dhe flokëve nga Rama konsiderohen si diçka normale, që meritojnë dhe një ditë të veçantë nderimi, Edi Rama, jo vetëm çertfikoi aktin brutal ndaj diplomatit, por i siguroi shqiptarët se ai do të vazhdojë të sillet si i sëmurë psiqik apo si rrugaç i mirëfilltë dhe do të dhunojë fizikisht në të ardhmen, madje akoma edhe më rëndë, këdo që do t’i dalë përpara, këdo që i bën pyetje që nuk i pëlqejnë, e që nuk e lënë atë të mbajë monologun e radhës”.
“Dhe ai sa më shumë afrohet 23 qershori, aq më shumë njerez do godasë dhe aq më shumë veshë do të kërkojë të shkulë barbarisht, e aq më shumë do të vazhdojë të dëmtojë imazhin e Shqipërisë, siç ka bërë vazhdimisht. Në fakt ai ka ankthin më të madh nga të gjithë: ai ka ankthin se veshët do t’i shkulen përfundimisht më 23 qershor por dhe komisioni parlamentar do të zbardhë para shqiptarëve karakterin brutal të dhunshëm të aktit të tij në Vjenë”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Incidenti, Rama: 24 prilli, dita e shkuljes së veshit! Sa like jepni?