E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dega e PD Shkodër: Largimi i 200 anëtarëve, shpifje e PS

SHKODER- Pas vizitës së Ramës në Shkodër dhe bashkimit të 200 mbështetësve të djathtë me PS, vjen edhe reagimi i degës së PD-së në Shkodër. Sipas kryetarit të degës, Astrit Bushati e quan shpifje largimin e tyre.

“Partia Demokratike, dega Shkodër i quan të pashpresa përpjekjet e Partisë Socialiste, për të bërë diversion para opinionit publik dhe atij demokrat, duke fabrikuar cdo ditë shpifje dhe trillime. E fundit ishte, shpifja mbi gjoja largimin e antarëve të PD dhe rradhitja e tyre në radhët e PS. PD e sheh si detyrim moral që të informojmë opinionin publik, se një lajm i tillë jo vetëm që është i pavërtetë, por do të deshëm t’ju bëjmë me dije se vetëm në 6 muajt e fundit rradhët e aktivistëve në PD Shkodër jane shtuar me rreth 4000 anëtarë. Për këtë ne jemi të hapur për t’i vënë në dispozicion cilitdo dokumentacionin përkatës, për ta verifikuar kushdo një shifër të tillë. Një person i dëshpëruar, i blerë, dhe i detyruar të flasë para mediave, vetëm sa na forcon bindjen në dëshpërimin e Edi Rames dhe shpurës së tij në Shkodër, në humbjen spektakolare që i pret me 23 Qershor, në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë”, përfundon deklarata e tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›