E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për kostot e shërbimeve spitalore

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nxjerrjen e kostove për shërbimet spitalore në vend. Sipas tij çdo shërbim që ofrohet në spitale duhet të ketë të përcaktuar vlerën në lekë që do t'i kushtoje buxhetit të institutit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Në bazë të kësaj llogaritje do të behet një shpërndarje me e drejte e fondeve qe vijnë si pasoje e sigurimeve shëndetësore dhe pjesës qe jep buxheti i shtetit. Ne mbledhjen e task force për shëndetësinë, Berisha iu ka kërkuar mjekeve zbatojnë urdhrin qe i detyron te japin nje përshkrim te unifikuar mjekimi, pavarësisht mjekut a spitalit ku kurohesh. Berisha ka deklaruar gjithashtu se me miratimin e ligjit për sigurimet shëndetësore, ministria mund te blejë shërbime edhe nga sektori privat ne ato raste kur nuk ofrohet ne spitalet shtetërore. Aktualisht kjo praktike ndiqet për shërbimin e dializes, por pacientit i jepet falas pasi fatura përballohet nga buxheti i shtetit. Miratimi i këtij ligji do japë mundësinë e njohjes se sigurimeve shëndetësore edhe ne klinikat private.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›