E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundër reformës ne trashëgimi

Vetëm disa dite para mbylljes se vitit 2010, Këshilli i Ministrave kaloi me një vendim reformën ne trashëgiminë kulturore. E përkthyer ndryshe, kjo reforme pritet t'i japë kompetenca me te mëdha Institutit te Monumenteve. Lorenc Bejko, ish-drejtor i këtij Instituti, shprehet se ky është një hap mbrapa ne këtë fushe dhe se kështu po centralizohet i gjithë sistemi i trashëgimisë, duke e lënë ne dorën e një individi, e konkretisht drejtorit aktual te institutit, Apollon Bace, bërjen e politikave, zbatimin e tyre dhe administrimin e fondeve. Po, ku konsiston kjo reforme?! E thënë me thjeshte, parqet kombëtare, si p.sh. ai i Apolonisë, nga vete te administrueshme do te varen përsëri nga Tirana. Ose, drejtoritë rajonale te monumenteve do te bëhen honorifike. Nëntë muaj me herët, kur kjo reforme iu nënshtrua një debati mes specialisteve, një nder ideatorët e saj, ishte dhe arkeologu Neritan Ceka.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›