E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo dhe Ndoka: Zgjedhje të parakohshme

Kur 2011-a mbarti te pazgjidhur krizën politike, e kur parlamenti rrëzoi ngritjen e komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit, Opozita e Bashkuar do të përqendrojë energjitë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Duke e parë të largët kompromisin me mazhorancen, aleatët Paskal Milo dhe Nard Ndoka, mendojnë se zgjedhjet e 8 majit duhet të shihen si mundësia e vetme për të larguar qeverinë e Berisha. Por si mund të arrihet kjo, kur deri më tani lëshimet e opozitës nuk kanë prodhuar përmirësim të klimës politike por përkundrazi, janë marrë si dobësi nga mazhoranca. Për demokristianin Ndoka, protestat janë e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë. Në këto kushte, Opozita e Bashkuar përforcon qëndrimin e saj për zgjedhje të parakohshme, qe deri më tani, është lënë në hije ne shprese te ndonjë kompromisi. Por kur komisioni hetimor u refuzua e kur KQZ-ja po bën fakt djegien e fletëve te votimit, opozita duhet te luftoje për te mbajtur premtonin e dhënë se nuk do te lejoje vendin te shkoje ne votime pa u bere transparenca e zgjedhjeve te mëparshme.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›