E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për ligjin e dosjeve: “Nuk e njoh Hysen Sheshorin”



Kryeministri Berisha u shpreh dje gjatë konferencës për shtyp se Edi Rama nuk jep konsensus për zbatimin e ligjit të dosjeve, për shkak se nuk dëshiron hapjen e dosjeve të familjes së tij. Berisha i është shmangur pyetjes se çdo të ndodhë pas ankimimit të ligjit të dosjeve nga PS-ja në Gjykatën Kushtetuese. “Një problem është ai që e pengoi fund e krye konsensusin me PS-në, të cilin e kërkova për 2 vjet rresht, dhe ky ka të bëjë me arkivin e dosjeve familjare të Edi Ramës. Këtë dua t’jua them me përgjegjësinë më të plotë. Është një arkiv i tmerrshëm. Ai është një njeri i mbajtur peng dhe ky është problem i madh. Unë kurrë nuk bëj përgjegjës fëmijën për të atin, dhe ky është një parim i pandryshueshëm, por ai është i pashërueshëm”, - është shprehur Berisha. I pyetur në lidhje me akuzat e bëra kundër tij nga një ish-i përndjekur politik, Berisha tha se nuk e njihte ish-të përndjekurin politik, Hysen Sheshori. “Ky është një njeri që e dëgjoj për herë të parë”, - është shprehur Berisha. Hysen Sheshori pretendon se kryeministri Berisha ka qenë dëshmitar i rremë në gjyqin e bërë kundër tij në vitin 1974, ku është dënuar me varje nga regjimi komunist.

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›