E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: “Nuk ka krizë ekonomike në Shqipëri”



Fill pas kthimit nga Samiti Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Berisha deklaroi dje se në Shqipëri nuk ka krizë ekonomike, ndryshe nga vendet e tjera të botës. Në këtë kuadër, Berisha konfirmoi se qeveria që ai drejton nuk do të lëvizë nga objektivat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe se do t’i përmbahet marrëveshjes me të. Ai premtoi se qeveria nuk do të zgjerojë deficitin dhe do të monitorojë zhvillimin e situatës ekonomike në vend. Berisha garantoi se kursimet e shqiptarëve në banka po rriten, dhe kjo vjen si pasojë e rritjes ekonomike në vend. Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se nga takimet e shumta që kreu në Davos me liderë të vende të ndryshme, ka gjetur mirëkuptim dhe mbështetje të plotë të ndërkombëtarëve për paraqitjen e statusit të vendit kandidat për në BE dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Linja e dytë, ku u përqendruan diskutimet në Davos, sipas kryeministrit Berisha, kishte të bënte me gazsjellësin transatlantik, për të cilin ka pasur zhvillime të reja shumë pozitive.

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›