“Berisha, perandori qe nuk do dijen”
“Perandori Justinian nuk e kuptoi se po pakesonte nje burim jetik te jetes intelektuale dhe politike, kur mbylli Akademine e Platonit 1000 vjet pas themelimit te saj, sepse pikepamjet e saj nuk perputheshin me te tijat dhe prandaj e quante si te demshme per sundimin e tij. Qeveria shqiptare eshte e prirur drejt te njejtit gabim”. Ky eshte nje nga paragrafet e letres qe prof. Piter J. D. Drenth, President Nderi i Akademise se Gjithe Evropes, si dhe anetar nderi i Akademise Shqiptare te Shkencave, i ka derguar kryetarit te Akademise, prof. Ylli Popes. Pjesa e letres eshte cituar nga anetari i Komisionit parlamentar te Mjeteve te Informimit Publik dhe Arsimit, deputeti i LSI-se, Pellumb Xhufi, nderkohe qe kishte nisur debati mbi marrjen ne shqyrtim te projektligjit te paraqitur nga qeveria per ndryshimet ne ligjin e ASHSH-se. Deputeti Xhufi se bashku me koleget e tij opozitare kane kerkuar ne mbledhjen e djeshme te komisionit, shtyrjen e diskutimit te nismes ligjore, pasi u njoftua se ne draftin fillestar jane bere disa ndryshime. Pjesa e pare e mbledhjes u perqendrua pikerisht ne nisjen e shqyrtimit te projektligjit ose jo. Opozitaret kane nenvizuar se nuk jane njohur me ndryshimet, dhe si rrjedhoje u duhet kohe per t’i konsultuar. Kryetarja e komisionit, deputetja socialiste Valentina Leskaj, ka kerkuar te pakten nje dite kohe per te pare ndryshimet, pasi behet fjale per nje ligj te rendesishem dhe se nuk mund te kalohet hap e mbyll syte. “Kerkojne nje kohe minimale qe te shqyrtohen propozimet e reja qe kane ardhur dhe letra te rendesishme nga institucione nderkombetare”. Por kerkesa e perfaqesuesve te opozites nuk eshte marre ne konsiderate nga deputetet e mazhorances, qe perbejne dhe shumicen e anetaresise se komisionit parlamentar. Nderkohe, gjate diskutimeve rreth faktit per te nisur shqyrtimin ose jo te nismes, zevendeskryetari i Akademise, Luan Omari, tha se projektligji thelloi diskriminimin ndaj akademikeve dhe nuk i zgjidhi problemet e tyre. Por perfaqesuesi i qeverise, Eqerem Tafaj, u kembenguli se ne menyren e propozuar Akademia reformohet, ngrihet ne nje nivel elitar dhe kurrsesi nuk rrenohet. Por vota e shumices se deputeteve te djathte rrezoi kerkesen e opozitareve per shtyrje te shqyrtimit te nismes. Duke gjetur veten perballe ketij fakti te kryer, opozitaret ne shenje proteste kane braktisur mbledhjen. Megjithate, mazhoranca ka vijuar mbledhjen vetem. Brenda pak minutash ligjvenesit kane miratuar nismen ligjore. Projektligji parashikon ndryshime edhe per perfundimin e anetaresise ne Akademi, menyren e shperblimit te akademikeve, organizimin e kryesise se perkohshme te ketij institucioni dhe Komitetin e Reformimit te Akademise. Sipas projektligjit, ndryshohet neni i cili lidhet me perberjen e anetareve te Akademise se Shkencave. Sipas nismes, anetare te perhershem do te zgjidhen ata akademike qe kane mbushur moshen 75 vjec dhe kane nje kontribut te shquar brenda dhe jashte vendit.
E.Gjencaj