E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro: Kombetarja, me e pastra skuader shqiptare

Mesfushori i kombetares shqiptare dhe i ekipit te Tiranes Klodian Duro ka deklaruar se skuadra kuqezi eshte e paster dhe nuk meriton te pergojohet sc po ndodh se fundmi. “Nese ka skuader te paster dhe te pa perlyer ne afera korruptive qe do te thote ne shitje-blerje ndeshjesh kjo eshte skuadra kombetare, - tha Duro ne emisionin “Top Shou” te Top Cenellit (Top Channel), cituar nga “Albaniasoccer”, - Kete gje e them me bindje te plote, e me vjen keq qe dy ndeshjet e humbura nga ne, jane perfolur per gjera te cilat mua nuk mi nxe goja t’i them”. “Ja ku po e theme edhe njehere qe skuadra kombetare eshte e paster, - kembengul ai, - Kete fakt dua ta perforcoje me mire duke kujtuar se ka pasur raste qe kemi fituar dhe kane thene qe kemi blere ndeshjen, cka do te thote qe shume njerez flasin kot dhe pa baza. Sa per ligjin e ri per futbollin jame shume OK, dhe dua qe ta nisin nga une i pari dhe ta shikojne me vemenje gjithe karieren time futbollistike dhe nese ka dicka te parregullet te denohem, dhe jo te flitet pa baza, por gjithcka e folur te faktohet keshtu mund te shpetojme dhe futbollin tone dhe ta ngrejme ne nivele me te larta”. Kombetarja u akuzua per manipulim te dy ndeshjeve te fundit ndaj Bjellorusise (2-4) dhe Rumanise (1-6) ne eleminatoret e Kampionatit Europian 2008, madje nga vete kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›