Pragun e duam 1%
Bisedoi: Edlira PRENDI
Vangjel Dule thote se jane te gatshem te terhiqen nga qeveria e kryeministrit Berisha dhe propozon pragun zgjedhor ne masen 1 perqind. Sipas tij, PBDNJ-ja i ka propozuar kryeministrit te largohet nga perfaqesimi i drejtperdrejte ne qeveri, ne shkembin te alternativave partiake. Ne nje interviste per gazeten “Korrieri”, Dule thote se ndryshimet ne qeveri duhet te behen ne fillim te muajit buxhetor dhe se viti i fundit i nje mandati duhet te jete shume aktiv per nje formacion politik. Sipas Dules, sektoret me problematike jane ai i energjetikes, per te cilin qeveria nuk po financon sa duhet, por dhe tatim-taksat. Sipas kreut te PBDNJ-se, pragu zgjedhor duhet te jete i ngjashem me ate te Holandes, ndersa sistemi zgjedhor duhet pershtatur. Dule hodhi kritika te ashpra ndaj dy partive te medha, asaj demokratike dhe socialiste, te cilat sipas tij, po mbajne peng procesin zgjedhor. Me tej, ai thote se opozita eshte e vonuar ne nismen e saj per protesta popullore per keqqeverisjen. Opozita parlamentare, shprehet Dule, duhet te kishte dale me perpara ne shesh per te protestuar per te gjithe problemet dhe shqetesimet e popullit.
Zoti Dule, pak kohe me pare keni deklaruar se, nese ne dhjetor kryeministri Berisha nuk ben ndryshime ne kabinetin qeveritar, ju do te rishikoni qendrimin tuaj ne koalicion. Pse nuk e keni bere nje veprim te tille?
“Nuk jemi shprehur se do te rishikojme qendrimin tone ne koalicion. Kemi thene se, nese ndryshimet ne qeveri konsiderohen te nevojshme nga ana e kryeministrit, koha optimale qe ato te behen, eshte mbarimi i vitit buxhetor. Se dyti, kemi thene qe ne do te ishim gati qe, ne shkembim te alternativave tona programore, te terhiqeshim edhe nga pjesemarrja e drejtperdrejte ne kabinetin qeveritar, duke vazhduar te mbeshtesim kete koalicion. Por, sido qe te jete, besoj se per te gjithe eshte e qarte qe, per cdo qeveri, nje apo shumepartiake ka nevoje qe ne vitin e fundit te aktivitetit te vet qeverises, te demonstroje aftesite e veta maksimale. Te aktivizoje elementet me te spikatur dhe me te afte nga gjiri i vet dhe rrjedhimisht, duke i pare keto ne lidhje te ngushte edhe me nje trysni pozitive qe vjen nga faktori nderkombetar, kryesisht nga NATO-ja dhe BE-ja. Mbeten nje domosdoshmeri ndryshimet ne kabinet, te cilat nuk duhet te jene vetem ndryshime individesh ne krye te institucioneve qeveritare. Ne radhe te pare duhet kthjelluar vizioni, ripercaktimi i objektivave dhe natyrisht, ne sherbim te tyre do te jene edhe ndryshimi i individeve”.
Cilat dikastere kane nevoje per ndryshime, sipas jush?
“Jane te shumte aspektet qe kane nevoje per rifreskim dhe perteritje. Eshte e qarte per cdo shqiptar kriza e rende energjetike. Nuk ka vend anetar te NATO-s, KE-se apo Organizates per Bashkepunim ne Evrope, qe te kete qofte edhe nje nderprerje aksidentale 10 minuta te energjise elektrike dhe te mos perbeje skandal. Kemi mesuar popullin shqiptar dhe shoqerine me nderprerje deri ne 10 ore te dritave. Nuk eshte thjesht dhe vetem nje ceshtje e karakterit ekonomik apo shoqeror, por ka te beje me ate qe per ne eshte themelore dhe qe eshte dinjiteti njerezor. Nuk besoj se ka shqiptar te mos e konsideroje “top piority” rishikimin e politikave ne energjetike. Duhen vendime te guximshme, nderprerje investimesh ne aspekte te tjera, rialokim fondesh ne favor te energjetikes. Nuk po shohim te levize asgje, pervec premtimeve gjate ketyre koheve, nderkohe qe duhen veprime drastike. Qeveria duhet te orientohet edhe drejt termocentraleve mobile, te cilet mund t’i marre me qera per nje afat dy-tre vjetesh dhe ka praktika te tilla ne shume vende, qe japin zgjidhje afatmesme. Duhet fantazi dhe duhet perfituar nga pervoja e vendeve te tjera. Nga ana tjeter, eshte e tepert te theksojne sektorin shume problematik te tatim-taksave dhe politikave sociale, pra duhet ripare ne te gjithe aspektet e aktivitetit qeverises. Jemi nje vend qe deshiron sa me shpejt te aderojme ne BE, ndaj duhet te behemi nje vend i tille. Jemi shume mbrapa dhe shume anash dy vendeve te fundit qe aderuan ne BE, Bullgarise dhe Rumanise”.
Kryeministri ka thene qe secilit minister do t’i analizohet puna ne baze te progres-raportit te BE-se. A rrezikon Ministria e Punes, e cila drejtohet prej jush?
“Ne nuk kemi komplekse te ketij lloji. Jemi te hapur te diskutojme perfaqesimin tone ne qeveri dhe te perpiqemi te jemi sa me te gatshem si me alternativen tone politike, ashtu edhe me perfaqesimin tone. Nese perfaqesimi yne aktual nuk i sherben qeverisjes dhe vizionit te saj, kjo mbetet per t’u theksuar nga goja e kryeministrit, sepse ai eshte vleresues i bashkepunetoreve te tij. Ne jemi te hapur gjithmone qe te kontribuojme ne dobi te mireqeverisjes”.
Keto dite OSBE-ja ka reaguar lidhur me reformen zgjedhore. Komisionit parlamentar te ngritur per kete ceshtje i eshte zgjatur perseri mandati. Sipas jush, si ka ecur procesi deri tani?
“Nuk eshte aspak serioze qe akoma nuk ka perfunduar reforma zgjedhore. Eshte e pakonceptueshme qe ndryshimi i rregullave te lojes themelore te demokracise, qe eshte ai i zgjedhjeve, te ndryshojne ne momentet e fundit. Mesa duket, po futemi ne te njejten hulli negative te komisioneve te meparshme per reformen zgjedhore. Per ne reforma eshte peng e vullneteve te mbrapshta te dy forcave te medha politike. Te ballafaquara tashme me krizen ku kane futur vendin, keto dy forca duan qe ta mbajme sistemin politik peng te mendimeve te tilla, qe nuk do te lejojne t’u rreshqase nga dora pushteti. Perspektiva integruese ne NATO, te kondicionuara drejtpersedrejti edhe nga reforma zgjedhore, po mbahet peng nga keto deshira te mbrapshta. Ne sherbim te ketij qellimi te qarte dhe po te shikoni gjate gjithe ketyre viteve, eshte e vetmja gje qe dy forcat e medha politike bien dakord, dhe ky eshte ligji zgjedhor. Nje ligj qe i ve ato ne pika padrejtesisht me te favorshme se forcat e tjera politike. Kjo eshte e vetmja gje qe, historikisht, kane qene dakord forcat e medha politike dhe ne sherbim te ketij qellimi te tyre te perbashket kemi nje corientim te debatit. Ne baze te te gjithe raporteve te OSBE-ODHIR, nuk eshte permendur as pragu elektoral dhe as sistemi. Madje, sistemi zgjedhor nuk ka qene peng i zhvillimeve politike dhe e dime te gjithe shume mire, se aspekti me problematik, ai qe ka prishur lojen elektorale, gjithmone ka qene administratori, i cili eshte ne dore te dy partive te medha qe kane pasur shumicen derrmuese neper komisione. Rrjedhimisht, debati orientohet qellimisht ne sisteme dhe ne pragje. Pjesa kryesore e debatit eshte ajo sesi do ta shpetojme voten e lire nga kthetrat e dy forcave te medha politike, qe nuk kane lejuar deri me sot procese zgjedhore te drejta, te barabarta dhe nje shprehje autentike te vullnetit te sovranit”.
Zoti Dule, cilin sistem zgjedhor perkrah partia juaj dhe a jeni per ngritjen e pragut elektoral?
“Ne radhe te pare, duhet thene qe nuk ka sisteme te mira dhe te keqija, por ka sisteme te pershtatshme dhe te papershtatshme. Une nuk do te shprehesha per nje sistem konkret, por per disa parime te disa sistemeve. Kemi nevoje per nje sistem, i cili do te stimuloje qytetarin te marre pjese, sepse kemi nje pjesemarrje shume te ulet ne votime. Se dyti, prurjet e ketij sistemi ne Parlament shpeshhere nuk kane qene te goditura. Duhet ripare se cila eshte menyra qe mund te permiresojme perfaqesimin ne legjislativ. Se treti, duhet pare vetefunksionimi i partive politike, ku shpeshhere kemi fenomene kontradiktore dhe te demshme per funksionimin e demokracise, ndersa nga ana tjeter, kemi dhe fenomenin tipik shqiptar te merkatos parlamentare. Kemi deputete te cilet zgjidhen me nje parti, te nesermen me nje tjeter e keshtu me radhe. Ne cdo vend te civilizuar zgjidhesh per programin dhe per hir te aftesive dhe te influences individuale. Dhe natyrisht eshte nje shmangie nga dinjiteti, nese cdo gjashte muaj ndryshon identitetin. Roli i komisionit eshte qe te beje sintezen dhe jo te dale dite per dite nga nje perfaqesues dhe te propozoje modele te ndryshme.
Po per sa i perket pragut?
“Cdo sistem elektoral krijon, pavaresisht se duhet t’i pergjigjemi nje situate te caktuar, por edhe pragu vete ndikon mbi situatat politike qe prodhohen. Degjoj te permendjen pragje elektorale prej 4 apo 5 per qindesh. Propozimi yne eshte pragu i Holandes, pra 1 per qind, sepse Shqiperia ka vuajtur nga totalitarizmi. Shqiperia vuajti dekada te tera, ku vullneti dhe perfaqesimi nuk u perfill. Kemi mbi 15 vjet qe, me perjashtim te qeverisjes aktuale, kemi pasur qeveri mazhoritare apo mazhoranca parlamentare njepartiake, te cilat pjellin vetem arrogance, arbitraritet dhe abuzim. Ne kemi nevoje per pushtet te kontrollueshem dhe pushtet i kontrollueshem eshte kur ka me shume se nje pale ne administrimin e tij. Dhe per kete arsye duhet te kemi nje sistem, ku te mos shmanget askush. Pse duhet perjashtuar nje grupim ne shoqerine shqiptare prej 2.5 per qindesh, nderkohe qe ai ka dicka ndryshe per te thene dhe per te kontribuar ne jeten politike. Duke rritur pragun, nuk mund te themi qe kemi rritur edhe nivelin e deputeteve. Duhet te jemi koshiente, qe nivelin me te ulet te deputeteve e ka Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, qe nuk kane probleme pragu. Keto jane komente artificiale, nuk mund te qendrojne. Nese duam t’i japim vendit nje sistem zgjedhor funksional qe t’u pergjigjet nevojave dhe nese duam te shendoshim jeten politike, ta largojme nga totalitarizmi dhe te dalim nga vorbulla e abuzimeve dhe e shperdorimeve. Duhet sa me shume perfaqesim dhe persosje te mekanizmave te kontrollit parlamentar”.
A ju demton juve rritja e pragut zgjedhor?
“Eshte e drejte e gjithsecilit, por ate qe kam per parim une, eshte qe hijen time nuk e mas asnjehere me diellin e mengjesit. PBDNJ-ja do te jete partia e fundit qe do te prekej nga pragjet elektorale. Eshte nje parti historike dhe ka provuar se do te futej vete ne Parlament ne te gjitha garat elektorale. Potencialisht ka nje hapesire me te madhe elektorale, ku ne rast nevoje do ta aktivizoje. Nuk besoj se eshte nje ceshtje ndryshe nga sa mundohen ta paraqesin disa njerez. Do te ishte shume e demshme per demokracine nje rritje pragu ne Shqiperi”
Opozita parlamentare ka pak dite qe ka nisur protestat ne te gjithe vendin per keqqeverisjen e mazhorances. A mendoni se ka vertet vend per protesta?
“Une habitem pse nuk e kane bere me perpara. Roli i nje opozite nuk eshte te filozofoje neper auditore. Roli i saj eshte te studioje politikat qeverisese dhe te ofroje alternativat e veta. Roli yne nuk eshte aty, por ne permiresimin e aktiviteteve qeverisese dhe kete po e bejme me te gjitha menyrat”. prendi@korrieri.com