E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, ne horizont edhe Kaljari e Katania

Pavaresisht se nuk ka arritur te shenoje asnje gol ne kete sezon per skuadren e Livornos, sulmuesi i kombetares shqiptare Erjon Bogdani vazhdon te jete i kerkuar ne Serie A, para afatit kalimtar te janarit. Pervec deshires se Kievos, skuadres qe posedon kartonin e tij per ta kthyer ne skuader, se fundmi jane shtuar edhe dy pista te tjera ku Bogdani mund te vazhdoje karrieren. E para eshte ajo e Kaljarit qe kerkon te marre ne janar njerin nga dy sulmuesit shqiptare ne Serie A, Bodani ose Tare. “Kemi nevoje per disa ndryshime ne skuader, pasi jemi mbrapa me objektivat qe i kemi vene vetes dhe nuk duam te rrezikojme. Ne sulm? Mendoj se nje lojtar si Bogdani ose si Tare do t’i bente shume pune skuadres ne pjesen e dyte te sezonit, sepse jane sulmues qe arrijne ta terheqin skuadren para dhe te krijojne hapesira per pjesen tjeter te saj. Te shohim se cfare do te ndodhe deri ne fund te janarit”, ka thene drejtori sportiv i Kaljarit, Oreste Cinkuini. Nderkohe sinjali i fundit vjen nga Katania. Skuadra qe aktualisht renditet e dhjeta ne Serie A ka nevoje per nje sulmues dhe menaxheri Danilo Karavello u ka keshilluar drejtuesve afrimin e sulmuesit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›