E Shtunë, 31 Tetor 2026

O burra ne shesh!

Ilir Saqellari
Elbasani dhe Durresi njohen dje valen e pare te protestave opozitare teksa njesite kryeqytetase nisen te shperndaje mbi 50 mije fletethirrje ne pergatitje te protestes se ores 16:30 me daten 21 dhjetor ne Sheshin “Skenderbej”. Ne qytetin e Elbasanit, mijera mbeshtetes iu bashkuan nje procesioni me qirinj ne dore i cili prihej nga kryetarja e grupit socialist njeheresh deputete e Elbasanit, Valentina Leskaj, nga kryetari i bashkise Qazim Sejdini, deputete te qarkut dhe te derguar te tjere nga qendra. Procesioni ka pershkuar ne menyre dinjitoze itinerarin nga selia e PS-se deri tek prefektura duke shenuar keshtu edhe sinjalin e pare se nje stine e dendur protestash e presin Shqiperine e gjunjezuar nga mungesa e energjise elektrike dhe varferia. “Shqiperise i duhet nje bashkim i ri pertej te politikes se vjeter te korrupsionit dhe erresires”, - iu drejtua kryetarja e grupit socialist Valentina Leskaj, qytetareve. Nderkohe ne sallen e lojerave te Durresit, rreth 2 mije protestues ngriten zerin kunder keqqeverisjes se vendit. Nder drejtuesit e larte te PS-se, pjesemarres ne takim ishte kryetari Edi Rama, Namik Dokle dhe Marko Bello. Interesante ishte butaforia e perdorur, ku organizatoret kishin vendosur ne salle qirinj gjigante, kova bosh dhe gjeneratore. Parullat qe mbizoteronin ishin: “O Sali, leshoje ujin!” e “Na jep drita!”. Thirrje per pjesemarrje ne protesten e neserme beri edhe kryesocialisti tiranas Besnik Baraj, ndersa theksoi se protesta u kerkua nga vete qytetaret. “Tre vjet me pare u premtua permiresim ekonomik, permiresim i dritave. Sot ne kemi me shume ore erresire, me shume papunesi, me shume varferi. Jane te gjitha keto arsye, te cilat e bejne te natyrshme daljen e qytetarit tiranas per te protestuar”, - tha Baraj. Ndersa Monika Kryemadhi tha: “Ne ftojme edhe deputetet e PD-se, qeverine, qe te vije te protestoje per mungesen e energjise elektrike”. saqellari@korrieri.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›